• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri: Laj gojën kur flet për Gjin Gjonin, sepse kështu thotë Saliu

by A R
26/11/2015 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke përdorur një batutë të ish Kryeministrit Berisha seancën e shkuar plenare, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri tha se dekriminalizimi nuk do t’i shpëtojë shqiptarët nga kriminelët. Tahiri tha se zgjidhjen e kësaj çështjeje do ta sjellë reforma në drejtësi, e cila do të bëjë të mundur largimin e korrupsionit në gjyqësor. Në reagim kundër fjalës së Berishës, Ministri Tahiri tha se dekriminalizimi i parlamentit nuk duhet përdorur si justifikim ndaj atyre zyrtarëve që kanë kryer krime dhe vjedhje në dëm të shqiptarëve. Duke iu drejtuar indirekt ish kryeministrit Berisha dhe Shkëlzen Berishës, Tahiri tha se reforma në drejtësi do të jetë zgjidhja ndaj krimeve dhe vjedhjeve që i janë bërë shqiptarëve nga ata që deri dje qeverisnin vendin.

“Është një zgjidhje, po si do bëjmë me ata që s’janë dënuar kurrë dhe marrin vendime kriminale. Si do bëjmë me ata që vjedhin duke qenë ne detyrë, me ata që vrasin. Si do bëjmë me ata që gënjejnë dh shpifin dhe ata që akuzojnë? Me ata që pasurohen vetë e s’janë dënuar kurrë? Si i bëhet kur babai është kryeministër dhe fëmijët bëjnë punë të paligjshme me firmën e tij? ! Ky ligj nuk mund të jetë amnisti për ata që s’janë dënuar kurrë. Po u themi shqiptarëve se nuk do të kemi më politikanë të inkriminuar, por do vazhdoni ti keni nëpër rrugë, në lagje, pranë shtëpisë, do i keni biznesmenë… ti shikoni në dreka ,darka ,kafe, me politikanë, deputetë, gjyqtarë… këtë po u themi ne shqiptarëve, po i heqim kriminelët nga parlamenti dhe po ua lëmë juve në derë.

Po u themi shqiptarëve se ke 20 vjet në dyert e gjykatave, por ji rehat se me politikanët nuk do kesh kriminelë, por kij kujdes me gjyqtarët, laj gojën kur të flasësh për Gjin Gjonin, sepse kështu thotë Sali Berisha.”-tha Tahiri.

Ministri iu referua dhe një denoncimi të djeshëm të PD, se një furgon me drogë ishte zhdukur në ambientet e policisë së Vlorës.

“Marr shembull zonja Tabaku, pse gënjeu PD dje? S’ke lidhje e di..por ta them pastaj. Media e tregoi me figurë se furgoni në Vlorë ishte po aty.”- tha Tahiri

 Reagimi i Sali Berishës: Ti je një burracak, fsheh pasurinë

 Menjëherë ka reaguar Sali Berisha tha se Tahiri është një burracak që fsheh pasurinë e tij pasi ka merak se do ti meren paratë që ai nuk ka shlyer, pasi gjykata vendosi se Tahiri ka shpifur kundër fëmijëve të Berishës.

“Me asnjë lloj retorike nuk zbardh dot llumin që përfaqëson dhe llumin se nga vjen… me asnjë retorikë nuk e mbulon ti dot arrestimin e babait tënd në itali… me asnjë lloj retorike nuk mbulon dot ti, vrasjen e ortakut tënd, tek fliste me officerin tënd.. dhe ti ishe i përzierë në lorëjat e fatit.. me asnjë retorikë nuk i mbulon dot ti Habilët e tu, të cilëve u dhe mjetin me targën e ministrit për të kaluar dhjetëra herë drogë në kufi,. Në asnjë rast nuk e përmend ti dot shullazin… se të shkruan po të njëjtin mesazh “sajeqorri, vëri gishtin kokës”… me asnjë retorikë nuk mbulon dot ti skafin, je i regjistruar në historinë e këtij vendi si i vetmi ministër skafoministër… do tua sjell unë dokumentat këtu, por më mirë thuaju vetë….Si një burracak ordiner… fsheh pasuritë e tua sepse ke hall se mos t’i marrin…shko paguaj paratë

Flet ti për Gjin Gjonin se të ka dënuar Nexhmijen..sepse kështu i pëlqen Edi Ramës, se i ka dënuar Kolekën… hakmarrja atërore është më e tmerrshmja… dhe jo si ti burracak, frikacak, që fshihesh si mi, që përdor ligjin si bandit për të arrestuar përmbaruesin e gjykatës” tha Berisha.

Next Post

Blushi: Banditët i ftuam ne në Politikë, për të mundur “bandën” në qeverisje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

Jola Hysa u largua nga PD me kritika të forta, vjen reagimi i Sali Berishës

March 7, 2026
Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

Detajet, ja pse operacioni i SPAK në Vlorë dyshohet se është dekonspiruar

March 7, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In