Ish-ministri i Brendshëm është pyetur sot nëse ka dijeni për ekzistencën e 20 familjeve kriminale në Shqipëri. Saimir Tahiri ka mohuar kategorikisht që në vend të funksionojnë grupe kriminale në rang familjesh.
Tahiri tha mbrëmjen e së enjtes se nuk është dakord me deklaratën e ambasadorit amerikan. Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të presin që të vijë një i huaj për t’i rregulluar punës.
“Nuk ka familje kriminale. Ne kemi trafik drogë 1 të një miliontën e Italisë, dhe kriminalitet shumë herë më të ulët se çdo vend i Bashkimit Evropian” – tha deputeti i PS, Tahiri. /b.d










