• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri komenton aksidentin e Ergi Dinit: Histori të tilla të shërbjenë për ndërgjegjësim

by A R
30/01/2017 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aksidentet e shumta rrugore që ndodhin në Shqipëri. Ministri nënvizoi se aksidentet ndodhin më së shumti për shkak të mosrrespektimit të rreagullave të qarkullimit.

Duke folur në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Ministri Tahiri tha se për shkak të mosrrespektimit të rregullave të qarkullimit, sot shifrat e aksidenteve në Shqipëri flasin për një “bilanc lufte”.

“300 njerëz në vit humbasin jetën nga aksidentet rrugore. Ky është një “bilanc lufte”. Rrugët tona vuajnë nga një pasiguri e theksuar, gjë që ka ekzistuar prej mjaft vitesh”. tha Tahiri

Në emision ishte i ftuar edhe Dashamir Dini, babai i këngëtarit Ergi Dini, i cili humbi jetën para 2 muajsh në një aksident rrugor. Nga ana e tij, ministri Tahiri i shprehu përkrahjen për nismën e ndërmarrë nga ky qytetar për ndërgjegjësimin e shoferëve në lidhje me respektimin e rregullave të trafikut.

“Unë i garantoj bashkëpunimin z.Dashamir Dini personalisht dhe institucionalisht. Unë dua ta ndihmoj me ekipin tim dhe Policinë e Shtetit, për ta kthyer një histori personale e familjare, në një nxitje për të shpëtuar jetë njerëzore. Historitë e aksidenteve në rrugë mund të kthehen në histori të fuqishme ndërgjegjësimi për qytetarët”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Këngëtari Ergi Dini humbi jetën bashkë me shokun e vetë, duke udhëtuar me motor, pa kaskë mbrojtëse, gjë që u kushtoi jetën gjatë aksidentit./a.m.

Next Post
Shezai Rrokaj, “kandidati” që do të sfidojë Ilir Metën për kreun e LSI më 6 nëntor

Luan Rama: Punojmë për ta rritur e forcuar koalicionin; LSI nuk po sulmon Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In