• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Tahiri ka filmime që implikojnë Ramën’, Basha kërkon qeveri me bazë të gjerë

by Java News
19/10/2017 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë”, kjo është ajo çfarë kërkon kreu i opozitës, Lulzim Basha. Gjatë një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së deklaroi se qeveria nuk është legjitime, pasi sipas tij është blerë me paratë e krimit.

“Qeveri antimafia me mbështetjen e gjithë forcave politike dhe largimi i Edi Ramës për t’i rikthyer vendit qetësinë. Rama duhet të largohet menjëherë. Rama ka drejtuar kupolën e krimit dhe ka përfituar direkt prej tyre”

Sipas Bashës, dosja “Habilaj” tregon sesi bandat kriminale ndihmuan Ramën të fitojë zgjedhjet. Basha kërkoi “t’i hapet rrugë një qeverie legjitime, jo të blerë me paratë e drogës”. Duke komentuar sekuestrimin e 4.5 tonëve narkotikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë, kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se ajo është pjesë e klanit Habilaj-Rama-Tahiri. Basha u ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit dhe drejtësisë për vënien para përgjegjësisë së autorëve.

“Pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali, Prokuroria duhet të veprojë pa vonesë, të vërë prapa hekurave të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, duke nisur me Saimir Tahirin. Dosja Habilaj-Tahiri tregon sesi kjo bandë kriminale ka ndihmuar në fitimin e zgjedhjeve të qershorit. Edi Rama është kreu i narko-shtetit.”, tha Basha

Basha bëri deklarata të fortë, duke thënë se Tahiri ka fakte dhe përgjime që implikojnë Ramën

“Rama dhe Tahiri po bejne nje marreveshje. Tahiri ka dokumente, filmime dhe përgjime për përfshirjen e Edi Ramës me klanet mafioze. Rama e ka jetikë një marrëveshje me Tahirin në përpjekje për të shpetuar. As arrestimi i Tahirit nuk do ketë sukses përsa kohë që peshku më i madh është ulur në karrigen e kryeministrit”

Lulzim Basha sulmoi edhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako, që sipas tij sot u mundua të spostonte vëmendjen me shkarkimet e drejtuesve në Policinë e Elbasanit.

“Dua të dënoj përpjekjet e Haki Çakos për të tërhëqur vëmendjen nga ky operacion i suksesshëm që u zhvillua me sukses për shkak të izolimit nga segmentet  e korruptuara të policisë. Ka kaluar një muaj kur opozita denoncoi me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit. Veprimet e Haki Çakos sot nuk janë thjesht të vonuara, ato janë pa vend. Haki Çako në mos duhet të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar. Katër tonëshi i kapur sot është maja e ajsbergut”, u shpreh Lulzim Basha.

javanews/a.ç

Next Post
Basha ngre tonet ndaj deputetëve të rinj: Angazhim të plotë për të rritur opozitarizmin

'Dosja Habilaj', Basha thirrje prokurorisë: Të arrestohet Saimir Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In