• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“TAHIRI”/ Juristët: Llalla e prokurorët shkelje skandaloze të ligjit, ‘grabitën’ kompetencat e SPAK

by Java News
27/10/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lidhje me hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, prokurori i përgjithshëm dhe prokurorët e Krimeve të Rënda kanë kryer një sërë shkeljesh. Mbledhja e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit i nxorri blof përfaqësuesit e organit të akuzës. Gazeta “Sot” ka bërë një hulumtim, pas një konsulte dhe me juristë të njohur, duke nxjerr të gjitha nenet që janë shkelur nga prokuroria.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, prokurorët deklaruan se me shtetin italian kontaktoi Prokuroria e Përgjithshme sa i takon marrjes së dosjes për Tahirin, ndërkohë që ligji e ka të përcaktuar qartë se në këtë proces duhet që të përfshihet Ministria e Drejtësisë.

Në nenet 6 dhe 4 të ligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet Penale”, thuhet qartë se është Ministria e Drejtësisë organi kompetent. “1. Letërkërkesa e autoriteteve gjyqësore vendase i përcillet autoriteteve gjyqësore të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, përveç rastit kur ky ligj parashikon ndryshe.

Në rast se Ministria e Drejtësisë konstaton se letërkërkesa nuk plotëson kushtet e nenit 5 të këtij ligji, ia kthen autoritetit gjyqësor vendas për plotësimin e të metave”, thuhet aty. Një tjetër shkelje që është bërë nga prokuroria, është se nuk ka njoftuar palën e akuzuar.

Në nenin 34 dhe 34/a të Kodit Penal thuhet qartë se sapo bëhet regjistrimi i procedimit, peroni do të duhet të njoftohet zyrtarisht. Me Tahirin nuk ka ndodhur kështu. “Personi nën hetim ose i pandehuri ka të drejtë: të njoftohet në një kohë sa më të shkurtër, në gjuhën që kupton, për veprën penale për të cilën hetohet, si edhe për shkaqet e akuzave”, thuhet aty. Gjithashtu një shkelje tjetër rezulton të jetë mungesa e shortit. Ligji përcakton se duhet të jenë 3 prokurorë por, duhet ndarë me short se kush është prokurori përgjegjës.

Ndërsa shkeljet më të mëdha të prokurorëve dhe Adriatik Llallës janë bërë me deklaratat publike. Përmes sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama, janë shkelur Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” dhe nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”. Po ashtu, kryeprokurori ka shkelur nenin 25 të Kodit të Procedurës Penale, pasi aty thuhet se prokurori është i pavarur dhe askush nuk duhet të ndërhyjë në çështjen e tij. Pra, duket qartë se kemi dhe një sulm të ndikuar politikisht./

Soko Hazizaj: Prokuroria mori kompetencat e SPAK

Prokuroria ka gabuar me çështjen “Tahiri”. Që në momentin që prokuroria dorëzoi relacionin në Komisionin e Mandateve, një gjë të tillë e ka pohuar edhe juristi Sokol Hazizaj.

Në një prononcim për gazetën Sot, juristi Sokol Hazizaj duke u mbështetur tek Kushtetuta tha se prokuroria gaboi me Tahirin pasi ka nxituar me hetimet dhe mori kompetenca që nuk i takonin. Madje sipas Hazizajt përveç prokurorisë gaboi dhe Kuvendi pasi filloi të diskutonte provat gjë që nuk lejohet.

“Unë mendoj që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndonëse në ligjin procedurial penal ka një dispozitë tranzitore që i lë kompetencën për të ndjekur lëndën e SPAK-ut, ka nxituar në hetimet e saj. Për shkakun më të thjeshtë se nuk është ajo organi procedurial i hetimit që të ketë në kompetencë atë për të cilën akuzohet për një pjesë të madhe të veprave penale Saimir Tahiri. Po kaq i gabuar Kushtetueshmërisht ishte dhe veprimtaria e Kuvendit të Shqipërisë veçanërisht Komisioni i Mandateve që nuk ka konstatuar këtë defekt të organit procedural të hetimit na njëra anë. Dhe nga ana tjetër filloi të bënte diskutimin e provave gjatë procesit të veprimtarisë së komisionit dhe në seancën plenare”, u shpreh Hazizaj.

Juristi  Sokol Hazizaj sa i takon letërporosisë me Italinë, për faktin se a i është shmangur Ministria e Drejtësisë, ku theksoi se Ministria nuk është shmangur por sipas tij Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë në rolin e duhur. Pasi gjithë kërkesa që ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda është joligjore.

“Jo, unë mendoj që organi procedural i hetimit, Prokuroria e Përgjithshme dhe vetë prokurori i Përgjithshëm nuk ka qenë në rolin e duhur, në rolin kushtetues të tij. Për mua gjithë kërkesa që ka bërë organi procedural i hetimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda është sa joligjore, aq dhe jokushtetuese. Targetin e vërtetë të kërkesës për marrjen e autorizimit për të shmangur çdo lloj dyshimi në veprimtarinë e organit hetimor, e ka pasur prokurori i Përgjithshëm”, tha Hazizaj.

Next Post
Parlamenti në Katalonia voton rezolutën pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Parlamenti në Katalonia voton rezolutën pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In