• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tahiri inspektim në Rrugën e Kombit: Policia në këmbë, qytetarët të përdorin zinxhirë në zonat problematike

by A R
06/01/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin ndërkohë më problematike situata paraqitet në qarqet e veriut ku disa zona janë izoluar nga dëbora. Strukturat e Emergjencave Civile kanë ndërhyrë me masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar ndërkohë kompanitë e kontraktuara punojnë për pastrimin e rrugëve nga bora dhe akulli. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka inspektuar masat e marra në ‘Rrugën e Kombit’. Ai tha se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme ndërsa theksoi se në disa nevojiten zinxhirë.
Prononcimi i Tahirit:
Jemi përballë ditëve shumë të acarta, por ajo që është e rëndësishme, është që të gjitha rrugët kombëtare, falë masave që kemi marrë, janë të lira dhe të kalueshme.
Ne këtu jemi në Kalimash edhe në “Rrugën e Kombit”, është e gjitha e kalueshme, por duhen mjete të posaçme, zinxhirë.
Policia Rrugore është e gjitha në këmbë për t’u bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të mos kalojnë pa zinxhirë.
Ndërkohë zona të veçanta, veçanërisht në qarkun e Kukësit, Dibrës, më pak të Lezhës, janë të izoluara për shkak të bllokimit të rrugëve rurale, por kjo është e pashmangshme dhe po mundohemi të marrim masa që të mos ketë asnjë mungesë nga pikëpamja e mjeteve për të jetuar dhe mundësive për të pasur ushqime dhe ndihmën e parë.
Sot nuk kemi asnjë problem, po menaxhohet e gjithë situata në të gjithë Shqipërinë.
Unë e gjej këtë rast për t’u bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve, veçanërisht zonës veriore, verilindore, juglindore, të mos përdorin rrugën, të kufizojnë në maksimum lëvizjet, vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme, veçanërisht gjatë natës.
Ditët që vijnë pas do jenë më të ftohta, moti përkeqësohet.
Ndaj është e domosdoshme të marrim masa të gjithë qytetarët që të kufizojnë lëvizjet.
Shtabet e emergjencës në çdo qark, Prefekti i Kukësit, i Lezhës, i Dibrës, të gjitha institucionet në çdo qark janë në gatishmëri.
E rëndësishme është që e gjithë struktura shtetërore është në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët.
Emergjencat Civile janë në gadishmëri.
Janë mbi 100 mjete vetëm në këtë zonë për të ndihmuar që rrugët kombëtare të mos bllokohen dhe ti gjendemi njerëzve.
Struktura e Ministrisë së Transporteve është e gjitha në gatishmëri, Ministria e Shëndetësisë është e gjitha në gatishmëri për tu gjendur njerëzve që kanë emergjenca shëndetësore.
Rezervat e Shtetit janë të gjitha në gatishmëri me ndihma për të gjithë ata që kanë nevojë për ushqime.
Presim kërkesat nga pushteti vendor për të gjitha familjet që kanë nevojë për ushqime në mënyrë që ti gjendemi pranë me sa kemi mundësi.
E përsëris, ditët që vijnë do të jenë shumë më të ftohta, me temperatura shumë më të ftohta se sot, ndaj është e domosdoshme që banorët të kufizojnë në maksimum lëvizjet.
Këto janë ditë të vështira që i përballim vetëm bashkë.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër, ndaj do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të komunikimit me ju për t’i transmetuar mesazhin qytetarëve që i gjithë shteti është në këmbë, struktura shtetërore është në këmbë, burimet njerëzore janë në këmbë, infrastruktura është në këmbë, por duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe qytetarët të minimizojnë në maksimum lëvizjet.
Ju faleminderit!
/a.m.
Next Post
VIDEO/ Reshjet e borës pushtojnë Rrugën e Kombit, shoferët këshillohet të bëjnë kujdes

Dibër/ Dhjetëra mjete të bllokuara në Maqellarë, akulli dhe era e fortë vështirësojnë situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In