• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Ilir Metës i duket sikur po humbi disa kg peshë, është njeri tjetër

by A R
20/06/2017 10:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin përmbyllës së fushatës për Kombinatin, Saimir Tahiri deklaroi se me votë qytetarët në 25 Qershor do të zgjedhin në qeverisje ata që punojnë
dhe jo ata që e duan pushtetin për të vjedhur.

“Historia në datë 26 është nëse Tirana, Shqipëria dhe Kombinati do zgjohen me njerëz që kanë mundësi të vendosin për punën që do bëjmë, jo me njerëz që e kanë hallin te tepsia apo te pushteti, apo te korridoret e pushtetit, ku të rrjepin njerëzit, ku të vjedhin më shumë. Dhe vijnë ju vjedhin votën, që t’ju vjedhin prapë nesër.

Në datë 25 ne ndajmë dy gjëra: nëse në Shqipëri do qeverisin disa njerëz që punojnë, apo në Shqipëri do qeverisin disa njerëz që i rrinë mbi kurriz këtij populli vetëm për ta vjedhur që të vijnë prapë t’ju vjedhin votën dhe t’ju vjedhin prapë”, u shpreh kreu i PS-së së Tiranës.

Saimir Tahiri, duke analizuar kundërshtarët politikë në këtë garë elektorale, deklaroi se vetëm vota për një mandat të fortë për PS-në siguron të ardhmen e sigurt.

“Mosha 20 e disa vjet këtu, të gjithë kanë lindur kur Saliu ishte në pushtet. Të gjithë! Ditën e parë të jetës e kanë kur Saliu ishte në pushtet. Merreni me mend sot janë 24-25 vjeç, Saliu është prapë aty. Është skandaloze kjo. Hiqi Saliut fytyrën e vendosi fytyrën e Lulit, njëlloj është.

Për të mos folur për Ilir Metën pastaj, se ai është fabul më vete. Atij i duket sikur po humbe kile, je njeri tjetër. Jo mo vëlla, i njëjti njeri është”, tha ai.

Tahiri një koment e kishte edhe për rastin e Lezhës, kur një zyrtar i LSI-së shfaqet në video duke i futur në xhep një zarf, anëtarit të partisë së tij.

“Dolën atje dhe thanë ‘kështu e ka zakon shqiptari’. Nuk e ka zakon shqiptari të korruptohet. Nuk e ka zakon shqiptari të blejë njeriun. Nuk e ka zakon shqiptari të vjedhë tjetrin, për të blerë tjetrin. Nuk e ka zakon shqiptari skllavërinë. Nuk janë këto zakone. E këtë lloj shqiptari të rinjtë, shqiptarët, nuk e pranojnë”, komet

I zgjedhur disa mandate si deputet në Kombinat, Saimir Tahiri vlerësoi marrëdhënien njerëzore që ka krijuar me zonën, duke kërkuar mbështjetjen me votë në 25 Qershor.

“Unë Kombinatin e kam për zemër dhe shumicën dërrmuese tuajën, se ju njoh. Përpara sesa të jem deputet këtu në Kombinat unë jam miku i shumë njerëzve këtu. Kemi kaluar edhe sfida të vështira bashkë dhe momente jo të mira.

Kemi shumë gjëra që mbeten akoma për t’u bërë, por ne duhet të dimë të sillemi si njerëz dhe të jemi njerëz me njëri-tjetrin përpara se të jemi votues me të votuar, politikanë me njerëz.

Kështu që ne na duhet fillimisht ta shohim njëri-tjetrin në sy, pa lidhje me politikën, pa lidhje me premtimet dhe të paktën t’i japim dorën njëri-tjetrit se në vështirësi prapë njëri-tjetrin do kemi, nuk do kemi askënd tjetër”, u shpreh ai. /b.d

Next Post
Rama dhe tepsia, akti i fundit

Rama dhe tepsia, akti i fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In