Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vlerësuar me nota maksimale punën e bërë nga Policia e Shtetit për zbulimin dhe dokumentimin e bandës që ka bërë një seri grabitjesh të bankave. Sipas tij, për fat të keq përtej sulmeve baltës dhe llumit, policia është krye të detyrës.
“Falenderoj policinë. U kisha thënë që bëni durim. Falenderoj qytetarët për besimin që kanë tek Policia e Shtetit. Falenderoj dhe mosbesuesit që na nxisin ta bëjmë këtë punë sa më mirë. Ata që gjejnë çdo moment për të sulmuar Policinë e Shtetit u them qartazi se janë një pakicë që janë dhe kundër vettingut sepse nuk duan në Shqipëri të sigurtë”, deklaroi Tahiri.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako pasi ka uruar Policinë për suksesin e arritur nënvizoi se ajo u arrit pas një punë të palodhur të të gjithë strukturave të saj. “Finalizuam me sukses operacionin. Kemi dokumentuar këto raste kriminale. Profesionalizëm maksimal nga ana e Policisë”, deklaroi Çako.
ma.me










