• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri: Drejtësia vendos sipas xhepit, t’i themi stop korrupsionit!

by
06/05/2015 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Drejtësia vendos sipas xhepit.” Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kritikuar edhe një herë gjyqësorin duke u shprehur se dënon të varfërit për ndërtime pa leje, ndërsa liron të pasurit që legalizuan ndërtimet pa leje

Duke folur në një aktivitet me të rinjtë për parandalimin  krimit, Ministri Tahiri është shprehur se këto vendime me dy standarte janë vepra të një gjyqësori apo prokurori të korruptuar. Jo vetëm kaq por sipas Tahirit kjo është fytyra e vërtetë e arrogancës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Në këtë kuadër, Ministri ka theksuar vendosmërinë për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që guxojnë të shkelin ligjin, pa e parë në fytyrë apo në xhep.

“Drejtesia vendos sipas xhepit, duke denuar te varferit dhe taksuar te pasurit. Prandaj denohet ai qe suvaton shtepine pa leje, e nuk denohen zyrtaret qe legalizuan nje kat te tere pallati qe nuk egzistonte fare. Prandaj denohet kush nuk paguan energjine elektrike dhe nuk denohen zyrtaret e tatimeve qe vodhen 6 milion euro. Kjo nuk eshte vetem veper e ndonje prokurori a gjyqtari te kalbur ne korrupsion, por eshte arroganca e korrupsionit, te atyre qe as denohen e as turperohen, e kthyer ne sistem. Kjo eshte pandeshkueshmeria. Plot te rinj e pranojne modelin e shokut a shoqes qe edhe ne FB shfaq foto me arme, me droge, me para. Madje plot te tjere e shohin shkeljen e ligjit si trimeri, si virtyt. Ndaj duket thuajse normale qe njerez me te shkuar kriminale jane ngjitur deri ne rangjet me te larta te shoqerise, deri edhe te votohen. Por te gjitha keto me siper, nuk jane motiv per tu dekurajuar. Sepse atehere kur shoqerite kane vuajtur me shume, kur sistemi eshte zvarritur me shume, kur shpresa duket me e larget dhe padrejtesia me e madhe, pikerisht atehere qytetaret dhe shoqeria ngrihen ne kembe. Duhet te ndertojme bashke nje Shqiperi me te drejte, me solidare, dhe te barabarte para ligjit. Nuk mund te pranojme kete standart te drejtesise. Duhet ta refuzojme, ta denoncojme, ta turperojme publikisht.” tha Ministri Tahiri

Duke vijuar më tej Ministri i Brendshëm u shpreh se nuk mund të lejohet më që të heshtim përpara padrejtësisë së bërë ndër vite në Shqipëri.

“Dhe kush mendon te rrije rehat, se keto jane punet e qeverise qe i ke dhene voten, sapo ka vrarë mundësinë që një shoqëri të ngrihet në këmbë kundër padrejtësisë dhe sapo ka hapur mundësinë që jo vetëm të mos ndreqet gjë, por edhe ata që votohen të kthehen në pjesë të të njëjtit sistem. Sepse në padrejtësinë masive që kemi lejuar duke heshtur, të korruptuarit janë më të zotë e gjithmonë ia dalin.” tha ai

Redaksia Online

(JavaNews.al)

MINISTRI TAHIRI: NËSE SHOQËRIA HESHT, TË KORRUPTUARIT IA DALIN. DREJTËSIA? TË VARFËRIT DËNOHEN, TË PASURIT TAKSOHEN (video)Tre institucione: Shkolla, Shërbimi social dhe Policia, (SSP) do të jenë bashkë në një nismë që synon të parandalojë dhe ulë numrin e krimeve, kryesisht tek fëmijët dhe të rinjtë, në Tiranë dhe rrethinat e saj. Në prezantimin e projektit, morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë Romana Vlahutin, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Genta Sula, Giorgio Butini Drejtues i Misionit PAMECA IV dhe drejtues të Policisë, Shërbimit social e Arsimit.Fjala e plotë e Ministri Saimir Tahiri (VIDEO)

Posted by Ministria e Punëve të Brendshme on Wednesday, May 6, 2015
Next Post

Rita Ora me të brendshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In