Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda ankimin për vendimin ku u shpall fajtor me akuzën ‘Shpërdorim Detyre’.
Tahiri kërkon pafajësi nga Apeli për dënimin që iu dha në shtator.
Në komunikimin e parë për mediat pasi gjykata e dënoi për shpërdorim detyre duke i rrëzuar dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë.
/a.r











