Tahiri: Akuzat ndaj meje nuk ndikojnë në punën e policisë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka premtuar nga Lezha se policia do të jetë sa më afër qytetarëve, por duhet që edhe këta të fundit të rrisin bashkëpunimin me unformat blu.
“Ne jemi shumë të vendosur të shtojmë kapacitetin e policisë për t’u sherbyer qytetarëve dhe per te rrenjosur fort tek çdo punonjës policie mentalitetin e sherbimit dhe filozofinë e sherbimit tek qytetarët. Ne besojmë shume qe besimi i qytetarëve tek policia rrit bashkepunimin dhe rrit mundesine e policisë për të luftuar informalitetin, paligjshmërinë dhe informalitetin”, deklaroi Tahiri. Ministri i Brendshëm u pyet edhe nëse akuzat ndaj tij ndikojnë tek puna e policisë ku ai tha: “Jo, absolutisht”









