• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tafilit i hiqet akuza, si përfiton nga amnistia i dënuari me burg përjetë

by Java News
17/01/2017 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Admir Tafili, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe aktualisht i pandehur në një proces gjyqësor ku akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë nga burgu, përfiton nga amnistia, raporton “Panorama”. Gjykata për Krimet e Rënda vendosi dje të pushojë një nga akuzat që rëndonin mbi Tafilin, në zbatim të ligjit “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi katër ditë më parë. Akuza, nga e cila “u zhvesh” i pandehuri, është ajo e “vetëgjyqësisë”.

“Gjykata pranon pjesërisht kërkesën e Tafilit për pushimin e procedimit penal të nisur ndaj tij për akuzën e ‘vetëgjyqësisë’, kryer në bashkëpunim”, është shprehur Gjykata me vendim të ndërmjetëm.

Po dje, Gjykata ka pranuar edhe kërkesën për pushim të çështjes gjyqësore për dy prej të pandehurve të së njëjtës dosje. Të pandehurit Besnik Daci dhe Kalem Hykaj akuzoheshin në këtë proces vetëm për veprën penale të “vetëgjyqësisë”, vepër që i përkiste kategorisë së veprave, të cilat amnistoheshin nga amnistia e miratuar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Sipas “Panorama”, Tafili do të vijojë të jetë pjesë e gjykimit të nisur ndaj tij te Krimet e Rënda, për shkak të akuzave të tjera që rëndojnë mbi të, si ajo e “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tafili ishte pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në vrasje me pagesë.

Seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të akuzuarve të kësaj dosjeje u zhvillua me dyer të mbyllura për publikun, bazuar në një vendimmarrje të ndërmjetme të Gjykatës në seancën e parafundit. Shkak i mbylljes së dyerve ishte faza e procesit, ku do të merrej në pyetje i pandehuri Kristi Pine, i cili është bashkëpunëtor dhe i penduar i drejtësisë.

Pas vendimit të ndërmjetëm në lidhje me pushimin e akuzës për tre të pandehurit Tafili, Daci dhe Hykaj për shkak të amnistisë, seanca nuk u zhvillua normalisht prej mungesës së njërit prej avokatëve mbrojtës. Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen edhe thëniet e të penduarit Pine, do të zhvillohet më 30 janar.

GRUPI KRIMINAL

Prokuroria për Krimet e Rënda, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit të dosjes, si edhe rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Kristi Pine, pretendon se ky i fundit ka kryer vrasje kundrejt pagesës, të porositura nga ana e Admir Tafilit.

Ata janë njohur me njëri-tjetrin gjatë kohës që Pine vuante një dënim me burg në burgun e Bradasheshit, Elbasan. Sipas Prokurorisë, ata kanë arritur të krijojnë një mekanizëm për kryerjen e krimeve, vendin e fshehjes së armëve, lidhjet kriminale dhe personat që kishin dijeni për krimet.

Veprat kriminale, ku dyshohet të jenë përfshirë në role të ndryshme të pandehurit janë “vrasja me paramendim” e Ibrahim Manit, në qershor 2014 Shkodër; “vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë e Edmond Çakmashit, në shtator 2014 në Tiranë.

ma.me

Next Post
Nxjerr të birin në shitje, që t’i blejë gruas një makinë (VIDEO)

Nxjerr të birin në shitje, që t'i blejë gruas një makinë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In