• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabletat do të ruheshin në garazh, KLSH: U shkel ligji për mbledhjen e të dhënave të censit 2023

by A R
07/01/2025 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e shqiptarëve të regjistruara nëpërmjet censit 2023 nuk janë ruajtur sic e kërkon ligji. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Institutin e Statistikave nxjerr në pah mënyrën e përdorimit të pajisjeve elektronike tableta por dhe ruajtjes së tyre gjatë procesit të regjistrimit të të dhënave të shqiptarëve.

Ndonëse një magazinë me qira me vlerë 420 mijë lekë në muaj u kontraktua për pajisjet teknologjike, ky ambient u përdor për parkim. Ndërsa tabletat u transferuan  në ambiente të cilat si parashikonte ligji. Procesi I kalimit të të dhënave u bë pas ndërlidhjes me internet dhe sinkronizimit.

“Sinkronizimi i të dhënave nuk bëhej tek kjo hapësirë ku ndodheshin tabletat (magazina), por tek ambienti i informatikës, për shkak të mungesës së shërbimit të internetit në ambientin e magazinës. Për rrjedhojë veprimet e mësipërme kanë cenuar parimet e sigurisë së të dhënave sensitive dhe kofidencialitetit, të cilat bien në kundërshtim me Ligjin “Për censin e popullsisë dhe banesave” si dhe Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale””, deklaron KLSH.

“Jam habitur si mund të ruhen të dhënat e pajisjet nëpër bodrume, garazhe të marra me qira. Nuk dimë as çfarë sistemi është përdorur dhe s’kemi pse të jemi të varur nga interneti dhe ato janë digjitale duhet të ishin me internet. Mund të sinkronizoheshin në kohë reale me të dhëna. Me gjithë këtë zhvillim teknologjik në kohë reale nuk kishim pse të ruanim këto pajisje”, theksoi për A2 CNN eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj.

Përtej kushteve që tabletat ruheshin por dhe kundërshtimit të ligjit, një pjesë e tyre ende nuk janë mbledhur ndërsa të tjerë edhe ripërdoren për nevoja të INSTAT. Por sa i rrezikon ky veprim të dhënat e shqiptarëve?

“Referuar kontratës së blerjeve të pajisjeve elektronike si dhe Fletë Hyrjeve përkatëse në magazinën qendrore të INSTAT-it, numri total i këtyre pajisjeve rezulton 7,700 copë. Nga verifikimi i procesverbaleve rezulton se në magazinën e Cens-it janë në total 6,963 copë. Diferenca prej 737 tableta vazhdojnë të jenë në përdorim nga stafi monitorues i Cens në INSTAT, por që aktualisht përdoren për projekte dhe anketa të ndryshme, që nuk kanë të bëjnë me Cens-in”, deklaron KLSH, raporton A2 CNN.

“Pse duhet të ruhen të dhënat në një pajisje dhe më pas të sinkronizohen me sistemin. Ky është problem se cenohet siguria e pajisjes. Ishin mbi 7 mijë pajisje  të përdorura dhe mbi 700 mungojnë nuk janë të magazinuara dhe aq më tepër po të njëjtat pajisje përdoren për qëllime të tjera të institucionit”, u shpreh për A2 CNN eksperti i teknologjisë Edmond Liçaj.

Kontrolli i lartë i Shtetit  në raportin e auditimit këshillon ngritjen e një grupi pune për konstatimin e problematikave por dhe mbledhjen e plotë të tabletave me qëllim ruajtjen e të dhënave të shqiptarëve. (A2 Televizion)

Next Post
“Më njoftuan papritur”, Thaçi për akuzën e re nga Specialja: Nuk do të deklarohem

"Tentoi të pengonte drejtësinë"/ Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzën e dytë të ngritur në Hagë (DOKUMENTI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

March 20, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

Pse Berisha dhe PD nuk ngushëlluan vdekjen e ish drejtuesit të gazetës Rilindja Demokratike?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In