• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabelat zyrtare/ Sa rriten rrogat nga 1 marsi për të gjithë administratën

by Java News
17/12/2016 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 marsi i 2017-s nis shpërndarja e shtesës për pagat e 110 mijë punonjësve të administratës, që do të variojë nga 7 për qind deri në 36 për qind. Tabelat zyrtare me rritjen e pagave për çdo profesion në administratë, për arsimtarët, pedagogët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët dhe punonjësit mbështetës të administratës. Efekti 10-mujor i shtesës së pagave që do të hyjnë në fuqi më 1 mars do të jetë 6 miliardë lekë, ndërsa efekti vjetor llogaritet 7.2 miliardë lekë.

BUXHETORËT

Për punonjësit mbështetës të administratës, ku përfshihen shoferët, rojet, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës bazë minimale do të jetë 36.3 për qind, ose me 8.000 lekë në muaj.

Paga bazë minimale do të bëhet 30.000 lekë, kurse paga bruto minimale në administratën publike, por jo në sektorin privat, shkon rreth 37.500 lekë. Përfitues të rritjes së pagës minimale në administratë për vitin 2017 do të jenë 6 900 punonjës mbështetës. Rritja do të përballohet nga fondi prej 1 miliard lekësh në vit.

Duke iu referuar tabelave zyrtare të Ministrisë të Financave, për punonjësit mbështetës, si pastruesit, rroga nga 22 mijë lekë bëhet 37.500. Për rojet, rroga nga 23.750 bëhet 39.484 lekë, ndërsa për shoferët e magazinierët nga 22.650 do të bëhet 41.681 lekë.

Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave, rrogat do të rriten nga 7 deri në 10%. Konkretisht, specialistit të parë të administratës apo kategoria “III b” rroga i rritet 3.990 lekë, ku nga 57 mijë që paguhet sot nga 1 marsi do të marrë 89.990 lekë. Për kategorinë “IV a” që është specialisti i dytë, rroga do të rritet 3.206 lekë, nga 45.800 lekë paga do të bëhet 70 mijë lekë.

MËSUESIT DHE MJEKËT

Referuar tabelave zyrtare për 34.630 mësues rroga rritet 10%, fondi i shtesës do të jetë 1.3 miliardë lekë. Referuar tabelave, paga për një mësues të shkollës 9-vjeçare nga 61.600 do të jetë 64.650. Pagat e mësuesve në shkollën e mesme nga 64.00 me shtesën do të jenë 67.950. Pagat për 3 826 pedagogë do të rriten 10 për qind, fondi që do të vihet në dispozicion është 450 milionë lekë. Paga e pedagogut nga 91.913 lekë do të bëhet 102.942 lekë, shtesa e rrogës është 11.030 lekë. Edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%. Përfitojnë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë. Ndërsa paga e mjekut nga 69.008 lekë do të bëhet 78.095 lekë. Rroga për infermierët nga 39.786 lekë do të jetë 45.561 lekë.

POLICËT DHE USHTARAKËT

Për ushtarakët, rritja e pagës për çdo gradë do të jetë 8%-10%. Përfitojnë rreth 6750 ushtarakë dhe fondi për shtesën e pagës është 480 milionë lekë. Sipas tabelës, rroga për një kapiten rritet 10% apo 5700 lekë, ku nga 57 mijë lekë që paguhet sot një kapiten nga 1 marsi do të marrë 62.700 lekë. Për 10 mijë punonjës të Policisë, pagat do të rriten nga 10% deri në 35%. Fondi për shtesën është 800 milionë lekë. Për një inspektor dhe nëninspektor, paga do të rritet 35%, ku nga 58.930 që paguhen aktualisht nga 1 marsi do të paguhet me 69 mijë lekë.

54321

Next Post
Nikolla Pano: SHBA- BE nxisin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, Trump s’ndryshon politikën ndaj Ballkanit

Nikolla Pano: SHBA- BE nxisin me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, Trump s'ndryshon politikën ndaj Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In