• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELA/ Rriten pagat e mësuesve me 10%, shtesa për çdo pozicion

by Java News
18/10/2016 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 35 mijë më- sues të arsimit parauniversitar, si dhe i gjithë personeli akademik do të paguhen 10% më shumë, duke filluar nga muaji mars i vitit që vjen. Ishte Kryeministri Edi Rama ai që bëri publik vendimin për punonjësit arsimorë në një takim bashkë me ministrat e Ekonomisë e Arsimit, si dhe mësues nga i gjithë vendi. Ndonëse një vendim i vështirë, Rama vuri në dukje objektivin e qeverisë që arsimtarët të ketë pagën më të mirë në rajon.

“Rritja e rrogës që ne kemi projektuar, duke filluar, besoj, nga 1 marsi i vitit tjetër, është rritje reale mbi inflacionin e parashikuar, pra rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë tuaj blerëse. Konkretisht është një rritje, prej së cilës përfitojnë 34630 punonjës arsimorë, të cilët marrin 18 milionë dollarë, nga 100 milionëshi i përgjithshëm”.

Nga fondi i vënë në dispozicion për arsimtarët përfitojnë edhe pedagogët, paga e të cilëve, sipas Kryeministrit, nuk është prekur që nga viti 2005. Në fjalën përpara qindra mësuesve, Kryeministri vlerësoi maksimalisht punën e ministres Lindita Nikolla, pasi falë saj arsimi ka shënuar një kthesë historike.

“Kemi marrë kthesën në drejtimin e duhur për ta bërë arsimin një instrument rritje ekonomike dhe rritje shoqërore. Dua të falënderoj ministren Nikolla që ka provuar se një zyshë, si të gjitha gratë e vajzat këtu, mundi të bënte në krye të MAS atë që një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e bënë dot”. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit nënvizoi se qeveria është e vendosur t’u shkojë deri në fund reformave, me trajnime të vazhdueshme dhe mbështetje financiare.

SHTESAT

Gazeta zbardh tabelën me pagat aktuale të mësuesve të ndryshuara së fundmi, me vendimin që mban datën 24.07.2013. Aty janë renditur të gjitha pozicionet e arsimtarëve, që nga edukatorët e parashkollorit deri te titullarët e shkollave të arsimit parauniversitar, që aktualisht përfitojnë një shumë nga 28.500 deri në 53 mijë lekë. Kalkulimet me shtesën prej 10% rezultojnë me rritjen e tyre nga 3 deri në 5 mijë lekë në bazë të pozicionit të punës, duke e çuar pagën minimale në 31 mijë e 350 lekë, ndërsa atë maksimale në 58.300 lekë.

Këtu nuk përllogaritet shtesa për vjetërsinë e punës që është 2% e prodhimit të brendshëm bruto, si dhe shtesa me 5, 10 apo 20% për kategoritë “mësues i kualifikuar”, “mësues specialist” dhe “mjeshtër”. Rritja reflektohet më e lartë te personeli akademik, që nga lektorët e deri te rektorët e universiteteve. Kështu, nëse i fundit aktualisht paguhet me 65.500, nga marsi do të përfitojë së paku 72 mijë. Docentët e ata me titullin “doktor” do të paguhen diçka më tepër se 90 mijë lekë të rinj, ndërsa paga e profesorëve, titullarëve të grupit kërkimor e dekanëve do t’i kalojë të 100 mijtat.

mesuesit 1 paga

mesuesit 2 paga

MA.ME

Next Post
Ylli Manjani: I paprecedentë mos ekstradimi i Francesco Becchettit

Ylli Manjani: I paprecedentë mos ekstradimi i Francesco Becchettit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In