• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELA/ Pensionet, sa do të jetë masa e kompensimit në muaj

by Java News
27/02/2017 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e pensioneve me 3%, që do të nisë pas datës 1 mars, nuk e ndryshon skemën e kompensimit që aplikohet prej vitesh. Kështu, pavarësisht kësaj shtese, pensionistët do të vazhdojnë të marrin edhe 564 lekë në muaj në formë kompensimi për dritat dhe ndryshimin e çmimit të bukës. Të favorizuar janë edhe ata të moshuar, të cilët kanë fëmijë, por që nuk janë në marrëdhënie pune.

Për këtë kategori aplikohet edhe një shtesë tjetër, që është rreth 414 lekë në muaj. Pra, gjithsej janë 914 lekë që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni. “Edhe pas aplikimit të indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensioni, do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionistit etj”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Sakaq për pensionet minimale shtesa që vjen nga kompensimi shkon deri në 1650 lekë në muaj. “Pensionistët me pensione minimale do të vazhdojnë të përfitojnë nga politikat e kompensimit të pensioneve sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006, kompensim në masën deri në 500 lekë në muaj dhe sipas VKM nr. 763, datë 27.12.2006, kompensimin në masën deri 760 lekë në muaj, sipas VKM nr. 415, datë 27.04.2009 ‘Për rritjen e pensioneve’ në masën 190 lekë në muaj dhe sipas VKM nr. 477, datë 30.6.2010 ‘Për rritjen e pensioneve’ në masën 200 lekë në muaj”, vijohet më tej në relacion.

rritja e pensioneve

Kjo rritje do të reflektohet edhe në masën e pensioneve. Krahasuar me një vit më parë, pensionet e plota të qytetit do të rriten me 379 lekë në muaj, përkatësisht nga 14.785 lekë, bëhen 15.164 lekë. Ndërsa pensioni maksimal do të shkojë 26.528 lekë në muaj. Sa u takon pensioneve në fshat, nuk mund të jenë më të ulëta se 9802 lekë në muaj. Kjo vlen për të gjithë ata që kanë dalë në pension deri në 2014-n, pasi me skemën e re që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit 2015, nuk ka pension tavan. Masa e përfitimit përllogaritet mbi bazën e kontributeve që ka gjithsecili. Mbi këtë logjikë, sa më shumë vite sigurime, aq më i lartë edhe pensioni.

VENDIMI

Rritja e pensioneve hyn në fuqi në datën 1 mars. Gjithsej janë rreth 647 mijë pensionistë që do të shpërblehen, prej të cilëve 481.400 janë pensione qyteti, rreth 145.100 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 20.500 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve. Referuar vendimit, pensionet minimale do të kenë një rritje me 379 lekë në muaj. Kështu, nga 12.635 lekë që u bënë në fund të muajit korrik të vitit që lamë pas, pensioni në qytet shkon 13.014 lekë. Ndërsa pensioni maksimal, që është aktualisht 25.270 lekë, do të shkojë 26.028, pra do të rritet me 758 lekë në muaj. Rritje do të njohin edhe pensionet në fshat. Kështu, pensioni bazë minimal nga 8652 lekë që ishte, do të bëhet 8911 lekë. Ndërsa pensioni i plotë maksimal, nga 14.785 lekë në muaj, do të bëhet 15.164 lekë.

te ardhurat

PENSIONET

PAS 2014-S Pas reformimit të skemës së pensioneve, kanë ndryshuar edhe rregullat e lojës për ata që iu është lidhur pensioni pas 2014-s. “Për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 01.01.2015 e në vazhdim, e ardhura minimale nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila nga 6858 lekë, bëhet 7064 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e saj”, saktësohet në relacion. Nga kjo përfitojnë edhe ata që aktualisht trajtohen me pension social. Bëhet fjalë për rreth 5 mijë të moshuar që nuk kanë derdhur asnjë vit sigurime shoqërore.

ma.me

Next Post
Rama: Integrimin e pengon opozita, shpif për të bindur Brukselin se ky vend është Kolumbi

Rama fton shqiptarët: Nënshkruani peticionin për Vettingun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali uron formimin e institucioneve të reja në Kosovë: Ju priftë e mbara në forcimin e shtetit demokratik, Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë

February 12, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

February 12, 2026
Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

Sot Kuvend, çfarë pritet të diskutohet? Një sërë projektligjesh në votim

February 12, 2026
Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

Kaja Kallas uron Kurtin për qeverinë e re: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE, gati për një takim të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

February 12, 2026
Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In