• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

TABELA/ Njihuni me profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt në Shqipëri

by Java News
31/07/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëse jeni një femër, që punon në drejtim në Shqipëri duhet të ndiheni me fat. Jo vetëm që ky është profesioni më i paguar për ju, por do jua kishin zili edhe meshkujt, sepse paguheni më shumë sesa ata. Sipas të dhenave të publikuara nga INSTAT për “Pagën mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas grup-profesioneve dhe gjinisë” për vitin 2016, femrat me “funksion drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mujore prej 146,143 lekësh, më e larta nga të gjitha profesionet e tjera. Por, kjo pagë është shumë më e lartë edhe se e meshkujve, të cilët paguhen mesatarisht 113,825 lekë, apo rreth 32 mijë lekë apo 28% më pak sesa femrat, raporton Monitor.

Ndërsa femrat drejtuese janë më fat, kjo nuk është e përgjithshmja. Mesatarisht paga mujore e tyre për vitin 2016 ishte 44,221 lekë, apo 6% më e ulët sesa ajo e meshkujve. Nga 36 profesione që raporton INSTAT, në 25 prej tyre meshkujt paguhet më shumë.

Pas drejtuesve, profesioni i dytë më i paguar tek femrat është ai i “Specialistë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, me një pagë mesatare prej 86,927, por që është rreth 7% më e ulët sesa e meshkujve.

Me sa duket punëdhënësit shqiptarë vlerësojnë më shumë femrat në drejtim, pasi edhe në grup profesionin “Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara” (I treti në listë), femrat kanë një pagë mesatare mujore prej 86,619, rreth 2,200 lekë më të lartë se e kolegëve të tyre meshkuj.

Edhe në shtet, femrat duket se “bëjnë ligjin”. Në kategorinë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare e meshkujve është 81,031 lekë, rreth 2,240 lekë, apo 3% më e ulët se e femrave.

Profesione të tjera ku femrat paguhen më shumë janë “Asistentë në administrim dhe biznes” (+10.6%); “Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë” (+12.9%); “Nëpunës të shërbimit të klientëve” (+12.3%) etj.

Diferenca është fare e vogël për nëpunësit e zyrave, me rreth 1.3% më shumë në favour të femrave.

Punët më pak të paguara për femrat janë “Punëtorë për shitje dhe shërbime të ndryshme në rrugë” dhe “Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare”, me rreth 22 mijë lekë në muaj, por edhe meshkujt paguhen pak a shumë në këto nivele.

Profesionet ku meshkujt paguhen shumë më tepër se femrat lidhen me aktivitete të rënda të dedikuara kryesisht për ta, apo në shërbime ushtarake si psh “Punonjës në industri” (+30%);  “Punëtorë në miniera, ndërtim, industri e transport” (+11%); “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes” (+25%).

Interesant është fakti që ka një diferencë të lartë mes pagesës së femrave dhe meshkujve në fushën e shëndetësisë, në favour të këtyre të fundit. Paga mesatare e meshkujve në profesionin “specialistë të shëndetësisë” është 61,776 lekë, ndërsa ajo e femrave 47,944, rreth 22% më pak.

Edhe në fushën e teknologjisë së informacionit, meshkujt kanë një pagë mesatare 45,492 lekë, nga  39,090 që e kanë femrat, me këto të fundit që paguhen si rrjedhojë 14% më pak.

Next Post
Publikohet fotoja e Marjen Xhaferajt, që u vra mbrëmë në Vlorë

Publikohet fotoja e Marjen Xhaferajt, që u vra mbrëmë në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In