• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELA e plotë e pagave marramendëse në drejtësi sipas funksionit

by A R
01/09/2016 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen pagat marramendëse për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e sistemit të Drejtësisë, pasi të kalojnë “provën” e vetingut. “Panorama” ka siguruar listën e rrogave që janë propozuar për anëtarët e sistemit të Drejtësisë, paga që priten të hyjnë në fuqi pasi të miratohen edhe 6 projektligjet e tjera të paketës së reformës.

Paga më e lartë në sistemin e Drejtësisë do të jetë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili do të përfitojë në muaj rreth 455 mijë lekë, ose rreth 4 mijë dollarë. Ndërkohë që paga mesatare për magjistratët është propozuar të jetë rreth 330 mijë lekë në muaj.

Aktualisht, paga mesatare për magjistratët e sistemit të Drejtësisë arrin vlerën e 138 mijë lekëve në muaj. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë të dytët në listë, që do të kenë paga të larta. Ata do të përfitojnë në muaj rreth 380 mijë lekë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë pritet të ketë një pagë rreth 345 mijë lekë në muaj, ndërsa anëtarët e tjerë do të përfitojnë 313 mijë lekë. Nga sistemi gjyqësor, pagat e magjistratëve në gjykatat e rretheve janë propozuar të jenë më të ulëta, ato arrijnë vlerën e 295 mijë lekë në muaj. Kurse për gjyqtarët e Krimeve të Rënda në rrethe është propozuar të jetë e njëjta pagë si anëtarët e Gjykatës së Lartë.

PROKURORIA

Rritje të konsiderueshme pritet të pësojë dhe paga e kryeprokurorit. Ai do të përfitojë nga miratimi i projektligjit “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” rreth 345 mijë lekë në muaj. Me këtë propozim, paga e Prokurorit të Përgjithshëm barazohet me pagën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Po ashtu, edhe prokurorët e tjerë do të kenë të njëjtën pagë të lartë, nëse do të miratohen propozimet e depozituara në Kuvend.

pagat

Ky privilegj është caktuar vetëm për prokurorët në selinë e Tiranës, ndërkohë që magjistratët në rrethe do të kenë një pakë 2500 lekë më të ulët. Vetëm drejtuesit e prokurorisë në rrethe dhe prokurorët e krimeve janë propozuar të kenë paga të larta. Ministria e Financave, në një korrespondencë të dërguar Komisionit të Reformës në Drejtësi, ka sqaruar se fondi i pagave i propozuar për magjistratët tejkalon parashikimet.

“Referuar këtyre të dhënave mbi pagën mujore të çdo magjistrati, të propozuar si më lart, rezulton se fondi i nevojshëm për paga dhe sigurimet e detyrueshme shkon në 4.5 miliardë lekë në vit, nga 1.8 miliardë që është aktualisht, ndërsa paga mesatare shkon nga 138 000 lekë/muaj në 330 000 lekë në muaj, pa përfshirë shtesën e pagës për vjetërsi”, thuhet në korrespondencën e Ministrisë së Financave.

PENSIONET

Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” pritet të prekë edhe pensionet e magjistratëve të rinj, por edhe atyre që do të mbeten në sistemin e Drejtësisë. Në këtë projektligj është propozuar rritja e kufirit të pagës referuese për gjyqtarët dhe prokurorët nga 40%, që është aktualisht, në 60%.

Sipas Ministrisë së Financave, nëse do të aplikohet rritja e propozuar në projektligjin e ri, atëherë kostoja në buxhetin e shtetit vetëm për pensionet do të jetë rreth 32 miliardë lekë.

“Nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute, për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në terma afatgjatë është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave./Panorama/a.m.

Next Post
Arrestohet një person që dyshohej se donte ta vriste kancelaren Angela Merkel

Merkel-Hollande për një armëpushim të ri në lindje të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com