• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabela e obezitetit, shqiptarët janë më elegantët në rajon

by A R
20/06/2017 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

18.1% e popullsisë shqiptare vuan nga obeziteti sipas të dhënave të fundit të 2014-ës nga CIA World Fact Book. Rritja e ndërgjegjësimit vitet e fundit dhe rikthimi tek ushqimet e shëndetshme ka bërë që shqiptarët të bëhen më elegantë.

Në 2008-ën përqindja e popullsisë shqiptare që ishte mbipeshë përllogaritej rreth 21.3, duke shënuar në këtë mënyrë për 6 vjet një rënie prej 3.2 pikë përqindje.

Në krahasim me rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka normën më të ulët të popullsisë mbipeshë. Vendin e parë në rajon për sa i përket normës së obezitetit e mban Turqia, me rreth 30% të popullsisë mbi peshë, të ndjekur nga bullgarët dhe kroatët  me  25.6% të popullsisë.

Nga 174 shtete në total në këtë renditje (nga më të shëndoshët te më elegantët), Shqipëria ndodhet në vendin e 94 (shiko tabelën në fund).

Indeksi i Masës Trupore, (BMI) përllogaritet duke pjesëtuar peshën e një personi në kg me gjatësinë e tyre në katror dhe është një tregues nëse personi ka një peshë të shëndetshme apo jo. Nëse indeksi i masës trupore është mbi 25  tregon mbipeshë, mbi 30 tregon  obezitet dhe mbi 40 tregon obezitetin patologjik.

Sipas specialistëve faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejt në mbipeshë është kequshqyerja.

Ushqimi i tepërt ndodh si rezultat i marrjes në sasi të tepërt të ushqimeve hiperkalorike e me shumë yndyra. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë.

Në moshë më të rritur, pasojat mund të jenë: diabet i tipit 2, sëmundje të zemrës dhe venave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të tjera. Aktualisht ka ndryshuar mënyra e ushqyerjes së popullatës e sidomos ndodh shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjike, por të varfra në elementët e domosdoshëm ushqyes, p.sh. pije të ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.

Në Shqipëri, situata karakterizohet nga kombinimi i ushqyerjes së pakët, të theksuar mes grupeve të brishta si femrat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël në zonat e largëta, ku sigurimi i ushqimit është i kufizuar dhe mundësitë për të siguruar jetesën janë të pakta, dhe nivelet në rritje të ushqyerjes së tepërt, sidomos mes grupeve urbane tek të cilat konsumi i ushqimeve të përpunuara po rritet, ndërkohë që aktiviteti fizik vjen në ulje.

Obeziteti  është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetit është më shumë se dyfishuar nga 1980, duke marrë përmasa epidemike.

Në 2015-ën, mbipesha preku afërsisht 2.2 miliardë njerëz, e barasvlershme me 30% të popullsisë botërore, sipas studimit.  Thuajse një e treta e popullsisë së botës është  obeze apo mbipeshë.

4 milionë njerëz vdiqën si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, diabeti, kanceri dhe të tjera sëmundje që lidhen drejtpërdrejtë me peshën e shtuar në 2015-ën, duke e rritur kështu peshën e vdekjeve që lidhen me obezitetin me 28% nga 1990, sipas kërkimeve.

Gati 108 milionë fëmijë dhe më shumë se 600 milionë të rritur janë cilësuar si obezë, duke pasur një indeks  të masës trupore (BMI) mbi 30, citohet në kërkimin që është shtrirë në 195 vende.

Ndërkohë, thuajse 800 milionë njerëz, ndër ta  300 milionë fëmijë, shkojnë në shtrat të uritur për çdo mbrëmje, sipas Kombeve të Bashkuara.

Dieta e varfër dhe jeta sedentare janë shkaktarët kryesorë të numrit në rritje të njerëzve mbipeshë, thonë ekspertët.

Urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik kanë rritur normën e obezitetit gjithashtu edhe në vendet e varfëra, ku një pjesë e popullsisë nuk ka mjaftueshëm se çfarë të hajë, duke qenë se njerëzit po ndërrojnë vaktet tradicionale, të pasura me perime, me ushqim të përpunuar.

Njerëzit gjithnjë e  më shumë po konsumojnë ushqime të përpunuara, të cilat janë të pasura me sheqerna dhe yndyra dhe po kryejnë më pak ushtrime fizike.

Në botë, shtetet me obezitet më të lartë janë Katar, Kuvajt, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, që e kanë indeksin e obezitetit 35-40%.

Në vendet me stil të ngjashëm ushqyerje me ne, më të shëndoshët janë në Turqi (29.4%), Bullgari (25.6%), Kroacia (25.6%) , Greqia (25.10%), Mali I Zi (21.40%), Serbia (20.80%), Bosnje dhe Hercegovina (19.20%), Shqipëria (18.10%).

Shtetet, popullsia e të cilëve është ndër më elegantet në botë janë kryesisht në Azi, si Japonia, që ka vetëm 3.5% të popullsisë obeze, Vietnami (3.50%) Koreja e Veriut (2.5%), Afganistani (2.4%) etj.

Shteti më elegant në botë është ishulli i Limorit Lindor, që gjendet afër Australisë, ku vetëm 1.8% e njerëzve janë obezë./Monitor

Prevalenca e Obezitetit te të rriturit (%)
Turqi
29.40%
Bullgari
25.60%
Kroacia
25.60%
Greqia
25.10%
Mali I Zi
21.40%
Serbia
20.80%
Bosnje dhe Hercegovina
19.20%
Shqipëria
18.10%

Shteti
OBEZITETI  – Norma e mbizotërimit tek të rriturit (%)
1
Qatar
41%
2
Kuwait
38.30%
3
United States
35%
4
United Arab Emirates
34.50%
5
Saudi Arabia
33.70%
6
Barbados
33.20%
7
Trinidad and Tobago
32.30%
8
Andorra
32.10%
9
Libya
31.90%
10
Lebanon
30.80%
11
New Zealand
30.60%
12
Canada
30.10%
13
Australia
29.90%
14
United Kingdom
29.80%
15
Turkey
29.40%
16
Czechia
29.10%
17
Malta
28.70%
18
Chile
28.50%
19
Jordan
28.10%
20
Egypt
27.70%
21
Mexico
27.60%
22
Uruguay
27.60%
23
Lithuania
27.50%
24
Slovakia
27.40%
25
Slovenia
27.40%
26
Cuba
27.20%
27
Tunisia
27.10%
28
Ireland
27%
29
Poland
27%
30
Seychelles
26.90%
31
Jamaica
26.80%
32
Argentina
26.50%
33
Oman
26.50%
34
Panama
26.50%
35
Spain
26.50%
36
Russia
26.20%
37
Suriname
26.10%
38
Hungary
26%
39
Dominica
25.90%
40
Israel
25.80%
41
France
25.70%
42
Bulgaria
25.60%
43
Croatia
25.60%
44
Latvia
25.60%
45
South Africa
25.60%
46
Papua New Guinea
25.50%
47
Belarus
25.20%
48
Greece
25.10%
49
Solomon Islands
25%
50
Iran
24.90%
51
Luxembourg
24.80%
52
Norway
24.80%
53
Grenada
24.60%
54
Cyprus
24.50%
55
Estonia
24.50%
56
Venezuela
24.30%
57
Costa Rica
24%
58
Iceland
23.90%
59
Italy
23.70%
60
Algeria
23.60%
61
Kazakhstan
23.50%
62
Romania
23.40%
63
Dominican Republic
23%
64
Finland
22.80%
65
Germany
22.70%
66
Azerbaijan
22.20%
67
Belgium
22.10%
68
Georgia
22.10%
69
Portugal
22.10%
70
Sweden
22%
71
Guyana
21.90%
72
Netherlands
21.90%
73
Morocco
21.70%
74
Ukraine
21.70%
75
Syria
21.60%
76
Montenegro
21.40%
77
Iraq
21.20%
78
Serbia
21.10%
79
Denmark
21%
80
Switzerland
21%
81
Macedonia
20.80%
82
Colombia
20.70%
83
Belize
20.60%
84
Peru
20.40%
85
Austria
20.10%
86
Brazil
20.10%
87
El Salvador
20.10%
88
Armenia
19.90%
89
Botswana
19.50%
90
Bosnia and Herzegovina
19.20%
91
Mauritius
18.80%
92
Turkmenistan
18.80%
93
Brunei
18.60%
94
Albania
18.10%
95
Ecuador
18%
96
Namibia
16.80%
97
Guatemala
16.40%
98
Honduras
16.30%
99
Equatorial Guinea
16.20%
100
Bolivia
15.80%
101
Gabon
15.80%
102
Moldova
15.70%
103
Mongolia
15.70%
104
Nicaragua
15.50%
105
Paraguay
15.10%
106
Swaziland
14.80%
107
Uzbekistan
14.30%
108
Yemen
14.20%
109
Kyrgyzstan
13.30%
110
Malaysia
12.90%
111
Tajikistan
12%
112
Lesotho
11.90%
113
Cabo Verde
11.70%
114
Ghana
10.90%
115
Haiti
10.70%
116
Sao Tome and Principe
10.60%
117
Congo, Republic of the
9.70%
118
Nigeria
9.70%
119
Cameroon
9.60%
120
Thailand
9.20%
121
Gambia, The
9.10%
122
Mauritania
8.60%
123
Angola
8.50%
124
Djibouti
8.50%
125
Zimbabwe
8.40%
126
Senegal
8.30%
127
Benin
8.10%
128
Cote d’Ivoire
8%
129
China
7.30%
130
Zambia
7.20%
131
Maldives
7%
132
Singapore
6.80%
133
Sri Lanka
6.80%
134
Chad
6.60%
135
Sierra Leone
6.60%
136
South Sudan
6.60%
137
Sudan
6.60%
138
Togo
6.40%
139
Guinea-Bissau
6.30%
140
Korea, South
6.30%
141
Bhutan
5.90%
142
Guinea
5.90%
143
Kenya
5.90%
144
Tanzania
5.90%
145
Comoros
5.80%
146
Liberia
5.80%
147
Indonesia
5.70%
148
Mali
5.70%
149
Burkina Faso
5.20%
150
Pakistan
4.80%
151
India
4.70%
152
Philippines
4.70%
153
Madagascar
4.60%
154
Mozambique
4.50%
155
Central African Republic
4.40%
156
Malawi
4.30%
157
Somalia
3.90%
158
Uganda
3.90%
159
Congo, Democratic Republic of the
3.70%
160
Niger
3.70%
161
Japan
3.50%
162
Vietnam
3.50%
163
Eritrea
3.40%
164
Bangladesh
3.30%
165
Ethiopia
3.30%
166
Rwanda
3.30%
167
Laos
3%
168
Burma
2.90%
169
Cambodia
2.90%
170
Nepal
2.90%
171
Korea, North
2.50%
172
Burundi
2.10%
173
Afghanistan
2.40%
174
Timor-Leste
1.80%

Burimi: Cia World Fact Book

Next Post
Kërcënimet për prishjen e shtëpive, nis procedimi penal për Xhelal Mziun

Kërcënimet për prishjen e shtëpive, nis procedimi penal për Xhelal Mziun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In