• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tabela / Detyrimet tatimore të ARMO-s kapin shifrën 100 mln euro

by A R
30/07/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas vlerësimeve nga bilanci 2013, nga borxhet tatimore mbi 100 milionë euro, kompania mbetet me një detyrim (që nuk falet) prej rreth 17 milionë euro, nga i cili duhet të paguajë 70% (gati 12 mln euro), apo rreth një të dhjetën e totalit…

Në bilancet e viteve 2011-2012, rafineria e naftës ARMO, një ndër kompanitë më problematike në Shqipëri, rezulton me një detyrim minimal ndaj shtetit. Por, në bilancin e 2013-s, u konstatua se “Shoqëria zbuloi se penalitetet dhe detyrimet e lindura në 2009 nuk ishin kontabilizuar në pasqyrat financiare më 31 dhjetor 2012 dhe pasqyrat financiare u rishikuan për të korrigjuar këtë gabim”. Nga rishikimi i pasqyrave detyrimi për tatimin e shtyrë kërceu nga zero në 7.3 miliardë lekë, apo rreth 53 milionë euro.
Në fund të vitit 2013, detyrimi për tatime të shtyra zbriti lehtë në 6.8 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro).
Krahas 50 milionë eurove detyrimeve të njohura të 2009-s, kompania ka krijuar detyrime të reja prej 4.3 miliardë lekësh (rreth 31 milionë euro) në 2013-n, të ndara sipas tabelës më poshtë.

TABELA Detyrimet e ARMO (mln lek)

Sipas raportimeve në bilanc, shoqëria ka qenë objekt i auditimeve të tatimeve e doganave për periudhën nga janari 2009 deri në maj 2013. Shoqërisë i janë vendosur gjoba dhe detyrime shtesë nga autoritetet në lidhje me taksën doganore, akcizën dhe detyrime ndaj komunave. Këto gjoba, sipas bilancit arritën në 3.4 miliardë lekë (25 milionë euro), duke e çuar detyrimin total të ARMO ndaj shtetit në 106 milionë euro, 40% e të cilave automatikisht falen pasi janë gjoba, ndërsa dhe detyrimi për tatim të shtyrë sërish falet, pasi është i para 2011-s. Kompania mbetet me një detyrim (që nuk falet) prej rreth 17 milionë euro, nga i cili duhet të paguajë 70% (gati 12 mln euro).
2013-a është viti i fundit që kompania ka dorëzuar bilanc, po detyrimet e kompanisë vlerësohet të jenë rritur në periudhën vijuese, teksa prodhimi është bllokuara dhe kompania është praktikisht e falimentuar.

Borxhet e ARMO
Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës, një shumë kjo që është gati sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim-taksave, të tretëve dhe punonjësve.
Punonjësit kanë filluar protestat për mosmarrjen e pagave prej muajsh.
Në gusht të 2013-s, Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes, Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë, të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO, gjatë vitit 2014, përfitoi të ardhura, si qiradhënëse e dy rafinerive, si pronare e tyre.
Mirëpo, detyrimet e kompanisë janë shtuar në mënyrë galopante dy vitet fundit, duke shkuar në gati 600 milionë dollarë. ARMO është ndërkohë kreditori më i madh i keq në vend, në listën e 35 kompanive që kanë 60% të huave me probleme në vend. Kredia ndaj bankave në Shqipëri vlerësohet në rreth 50 milionë euro.

Monitor

Next Post

Shtohet numri i grave në Kuvendin e ardhshëm, shkon në 56 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In