• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku sulmon Marta Kos: Korrupsioni kulturë e socialistëve, jo e shqiptarëve

by A R
27/03/2026 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet anëtarë të BE po monitorojnë me një vëmendjetë shtuar Shqipërinë përsa i përket veprimeve të politikës ndaj drejtësisë. Demokratja Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik tha për A2CNN se drita jeshile e Brukselit për hapin tjetër të negociatave do të vijë vetëm nësedo të ketë një reflektim nga mazhoranca qeverisëse.

“Reputacioni i SPAK-ut është cënuar, ku Parlamenti ka refuzuarheqjen e imutetit të ish zv/kryeministres,por nga ana tjetër edhe një retorikë sulmuese e qeverisë ndaj institucioneve tëdrejtësisë, duke e trajtuar drejtësinë të mirë për kundërshtarin, por jo përtë. Vendet anëtare po marrin kohë, po sigurohen që së pari raporti reflekton situatën këtu në tërren”, tha Tabaku, shkruan A2.

Si njohëse në vite e procesit të integrimit si në qeveri edhe në opozitë, Tabaku mendon që objektivi i 2027-ës është në rrezik: “Sa vite me radhë kemi dëgjuar për këtë dashurinë dhe martesën që në e donim dhe ata nuk e donin. Ky process nuk është një proces prezantimi power point, se sa bukur flasim anglisht në Bruksel, por ky proces është proces reformash të realizuara këtu. Kështu që, për mua 2027 ka qënë në pikëpyetje muaj më parë, tani po vihet në pikëpyetje edhe nga KE”.

Duke i etiketuar si “mërgatë qyqesh”, kryeministri Rama akuzon demokratët se nxijnë në anglisht Shqipërinë tek ndërkombëtarët

“Raporti i IBAR është bllokuar sot sepse nuk është dhënë imuniteti i zv/kryeministrit. Propozimet e ndryshimeve të kodit të procedurës penale nga ana e qeverisë për t’i dhënë imunitet vetes së tyre nga hetimet e ardhshme ndaj korupsionit janë një pengesë. Këto nuk janë thënë nga opozita as në shqip, as anglisht, as gjermanisht, këto janë thënë me qëndrime të qarta nga vendet anëtare. E keqja e këtij vendi nuk është opozita. Ata që po e pengojnë sot procesin e integrimit janë ulur atje në qeveri dhe janë duke e treguar qartësisht që vullneti politik mungon”,  shprehet Tabaku.

Demokratja ju përgjigj edhe Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e quajti korupsionin në Shqipëri çështje kulture: “Edhe atje në Bruksel ku komisionerja është sot, korrupsioni nuk është një çështje kuturore, është një çështje sistemi. Zv/kryeministri pas zv/kryeministrit që vjen atje fatkeqësisht përfshihet në korrupsion. Nga 61 bashki që ke sot, më shumë se gjysmën e ke të hetuar ose të dënuar për korrupsion. Kjo nuk është një çështje kulturore. Ah, po, është çështje kulturore e socialistëve, mënyra se si operojnë ata, jo e shqiptarëve”.

Deputetja demokrate kritikoi ndërkohë Edi Ramën për idenë e bashkëudhëtimit të Shqipërisë me Serbinë drejt Europës, ndërkohë që Mali i Zi ka hyrë në parakalim në vetëm pak muaj: “Shqipëria nuk mund ta lidhë procesin e integrimit me Serbinë. E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me Kosovën së pari dhe së dyti, ne ndodheshim pak muaj më parë njëlloj me Malin e Zi”.

Next Post
Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Zbulohet skenari i frikshëm: Pushtimi i tre ishujve që mund të ndezë luftën botërore

Comments 1

  1. Ziqe says:
    3 hours ago

    Po Saliu yt me Tabakushe ?
    Për çfarë akuzohet ?
    Apo si feminist dhe gei ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In