Jorida Tabaku ka komentuar në Çdo Kënd dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.
Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.
“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku.