• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Raporti i BSH provon pastrimin e parave

by Java News
17/07/2018 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku i kërkoi Parlamentit dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë t’u vënë në dispozicion deputetëve të opozitës raportin e publikuar për paratë e pista.

“Raporti që ka bërë departamenti i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë provon katërcipërisht atë që opozita ka theksuar gjatë një viti, pastrimin e parave”- u shpreh Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë, duke vënë në dukje se afera korruptive e Teatrit është shembulli konkret i pastrimit të parave. “Fakti që asnjë zyrtar nuk është në gjendje të përgjigjet, na bën të dyshojmë se kjo kontratë nuk është prodhuar në zyrat e shtetit. Afera e teatrit është shembulli më i fortë, dëshmon se paratë e krimit dhe të drogës janë duke depërtuar në ekonomi.”- tha Tabaku.

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë theksoi se është sektori i ndërtimit fusha ku po pastrohen paratë. Tabaku citoi raportin akoma konfidencial të Bankës së Shqipërisë që thoshte “Në disa raste nuk disponohen dokumente që provojnë burimin e fondeve, të cilat kryesisht mbeten në nivel deklaratash për transaksione të kryera nga klientët me para fizike cash, në llogari individuale tregtare”.

Tabaku citoi edhe një pjesë tjetër të publikuar në media, ku thuhet se “Banka e Shqipërisë me inspektimet e saj me fokus rastet e pastrimit të parave ka gjetur transaksione të pajustifikuara të kryera në këto banka. Janë gjetur mangësi në plotësimin e të dhënave të klientëve në biznes në sistem si edhe klasifikimin e klientëve sipas rrezikut ku konstatohen mangësi në kundërshtim me ligjin e parandalimit të pastrimit të parave“.

Sipas Raportit numri i institucioneve financiare jobankare është dyfishuar. “Janë institucione të cilat janë jashtë sistemit bankar dhe janë duke u përdorur për pastrim parash. Kërkoj informacion për pikat e këmbimit të parave. Sipas të dhënave tona, pikat e këmbimit të parave janë duke u rritur në mënyrë eksponenciale, Exchange të cilat po përdoren njëkohësisht për pastrim parash. Kërkojmë informacion edhe nga Ministria e drejtësisë për kontratat që janë duke u bërë tek noterët. Informacion që ky Raport i Bankës së Shqipërisë, i departamentit të mbikëqyrjes e përmend. Kontratat e dorëzanisë tek noterët janë duke angazhuar shurma fondesh të jashtëzakonshme duke i përdorur këto si burim i pastrimit të parave.”- u shpreh Jorida Tabaku.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Ja si duken burgjet rreth e rrotull botës

FOTOT/ Ja si duken burgjet rreth e rrotull botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

Dënohet me 50 vjet burg 20 vjeçari/ Vrau me thikë një nxënës dhe plagosi tre të tjerë bashkë me një mësuese

December 23, 2025
Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

Gërdeci dhe “zbulimi” i ri për Shkëlzenin

December 23, 2025

Fundi i qytetarit demokratik në Shqipëri!

December 23, 2025
‘Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi’, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore dhe kulturore

‘Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi’, Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore dhe kulturore

December 23, 2025
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

December 23, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

Prokuroria Speciale e Kosovës aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim pasurie

December 23, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

“Protesta” për të mbrojtur pushtetin brenda opozitës

December 23, 2025
Dorëheqja e Gjekmarkaj/ Berisha: Pranoj kritikat për firmat për Shabanin, por jo largimin e deputetëve nga partia

Berisha urdhër të prerë deputetëve të PD: Nuk do dilni në emisione pa marrë leje dhe përballë analistëve

December 23, 2025
Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

Si u transformua lumi i Gjanicës në Fier: Nga gangrenë mjedisore në…

December 23, 2025
FOTOLAJM / Dhjetëra molotovë hidhen drejt Kryeministrisë, Berisha tund flamurin

Protesta e PD para Kryeministrisë/Analisti: Aktivitet partiak, jo revoltë qytetare! Nuk prodhoi asgjë

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com