• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku publikon hartën e vendeve që përfituan nga Samiti, ja çfarë thotë për Shqipërinë

by Java News
05/07/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Samitin e Poznanit të Ballkanit Perëndimor ka reaguar ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku.

Kjo e fundit është e mendimit se Shqipëria po del e humbur nga ky samit.

“Ndërkohë që Sumiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE!”– shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ish- deputetja ka publikuar edhe nje foto, ku tregohen projektet që përfitoi rajoni nga ky samit, ndërsa thotë se ne sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv.

“Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jonë Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni. Ashtu si shihet në hartë Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me rradhë!”– tha Tabaku.

Në përfundim ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marin pjesë në protestën e 8 korrikut.

“Dhe këtë herë u theksua ajo që gjithë shqiptarët kanë parë e kanë provuar, me Edi Ramën nuk ka negociata! Me Edi Ramën nuk ka zhvillim! Prandaj me 8 Korrik të gjithë do protestojnë për ti hapur rrugë zhvillimit të Shqipërisë!”-përmbyll Tabaku.

Komenti i plotë:

Shqipëria kjo humbëse e madhe në Sumitin e Poznan!

Ndërkohë që Sumiti i Poznan po përfundon, Shqipëria po del me duart bosh nga ndarja e fondeve të procesit të Berlinit! Si gjithmonë siç është bërë normale Shqipëria ka 6 vite që nuk plotëson asnjë nga kriteret e procesit të integrimit përkundrazi kemi hapa pas, nuk tregon asnjë seriozitet për të paraqitur projekte serioze si gjithë rajoni për të përfituar nga fondet e BE!

Procesi i Berlinit u lançua nga Merkel për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit në Ballkanin Perëndimor dhe qysh në nisje Shqipëria dështoi për të përfituar duke mbetur e fundit në rajon në të gjitha fazat.

Sot nuk morëm asnjë lajm pozitiv për hapjen e negociatave ashtu si u vlerësua fqinji jonë Maqedonia Veriut, por asnjë lajm pozitiv dhe për projektet infrastrukturore ashtu si përfitoi gjithë rajoni. Ashtu si shihet në hartë Maqedonia e Veriut përfitoi 2 projekte, Bosnja 2, Kosova 2, Serbia 1 e kështu me rradhë!

Procesi i i integrimit kërkon partnere serioze, kërkon rezultate e kërkon meritë! Asnjë nga këto fatkeqësisht nuk mund ta gjejmë me qeverisjen e sotme. Sot zbatimi i ligjit, krimi e korrupsioni janë në nivelet më të larta, sot vullneti politik po e çon Shqipërine me drejtim tjetër e jo drejt BE!

Eshtë fatkeqesi që mbas çdo sumiti ku në duhej të prisnin rezultate, na shitet vetëm foto e rradhës!

Dhe këtë herë u theksua ajo që gjithë shqiptarët kanë parë e kanë provuar, me Edi Ramën nuk ka negociata! Me Edi Ramën nuk ka zhvillim!

Prandaj me 8 Korrik të gjithë do protestojnë për ti hapur rrugë zhvillimit të Shqipërisë!

Asnjë hap pas!/l.m

Next Post
Liqeni i Ohrit, shpallet pasuri e UNESCO-s

Liqeni i Ohrit, shpallet pasuri e UNESCO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

Mungesa e reshjeve të shiut, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Ulzës

March 28, 2026
4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

4 vite nga masakra ku u vra Brilant Martinaj dhe shokët e tij, merret në pyetje kosovari që solli ‘Passatin’ e krimit

March 28, 2026
Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

Parandalohet krimi në familje në Vlorë, policia neutralizon të moshuarin që kërcënonte me thikë familjarët

March 28, 2026
Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In