• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku ngre alarmin: Po zhduket shtresa e mesme!

by A R
08/09/2021 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për zhdukjen e shtresës së mesme.

Sipas saj, arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasen qytetarëve.

Postimi i plotë në Facebook i Jorida Tabakut:

Zhdukja e shtresës së mesme!

Pak ditë më parë në media u publikuan të dhënat në lidhje me rritjen e pagave dhe rritjen e çmimeve të apartamenteve në Tiranë. Të dhënat që kishin si burim INSTAT dëshmonin atë që opozita ka proklamuar prej kohësh, zhdukjen e shtresës së mesme dhe rritjen e numrit të të varfërve në vend. Kjo ekonomi e pabarabartë dhe që nuk prodhon rritje ekonomike të shqiptarëve mund të prodhojë vetëm një polarizim të tejskajshëm.

Arsyet që kanë çuar në këtë situatë janë pashmangshmërisht të lidhura me politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë Rama. Vendosja e politikave fiskale si taksa progresive deri me 23% dhe që ka shkatërruar sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale si dhe vendosja e taksave abuzive në kundërshti me çdo logjikë fiskale kanë ndikuar negativisht. Për rrjedhojë shtresa e mesme taksohet më shumë se sa pjesa tjetër e popullsisë dhe kjo prodhon pamundësinë për t’u ngjitur në shkallën e mirëqënies.

Mirëpo e keqja duket se do të rritet, pa dashur të jem pesimiste. Vendi po përballet me një inflacion të importuar nga kriza e pandemisë, qeveria nuk ka një plan të qartë dhe të koordinuar se çfarë do të ndodhë me post-krizën. Këtyre duhet t’i shtojmë edhe situatën me borxhin publik që duket se ka prekur 100% të PBB-së, kontratat me PPP janë gjithashtu një barrë për buxhetin. Pra, buxheti nuk ka më para për t’ia hedhur ekonomisë, qytetarët shihen si një lopë për t’u mjelë.

Zgjidhja në këto kushte është ndryshimi total i logjikës së politikës fiskale dhe mënyrës se si i qasemi qytetarëve. Ky i fundit duhet të jetë në piedestal të sistemit tatimor. Biznesi duhet të jetë në fokus të sistemit tatimor.

Jam e sigurtë që kjo nuk vjen dot nga kjo qeveri, sikundër e sigurtë që forcimi i shtresës së mesme, profesionisteve, dhe vleresimi i punës nuk vjen dot nga keto njerëz që drejtojnë në humnerë vendin prej 8 vitesh!

/a.r

Next Post
FOTO/ E pësojnë keq dy shqiptarët. Kapen në kufirin e Kosovës me 9 kg kokainë, e kishin fshehur në ulësen e pasme të…

FOTO/ E pësojnë keq dy shqiptarët. Kapen në kufirin e Kosovës me 9 kg kokainë, e kishin fshehur në ulësen e pasme të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In