• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku ngre alarmin për korporatat e investimeve: Skema korruptive më e madhe se PPP-të

by Java News
16/07/2019 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një postimi në facebook, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan se komisioni ekonomisë ka tentuar të nisë dy herë me radhë diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve. Tabaku e konsideron pr/ligjin e Korporatës të Investimeve, si aferën më gjigande korruptive se skema e 1 mld të PPP.

“Beteja jonë kundër oligarkisë, kundër vjedhjeve me ligje dhe mbi të gjitha kundër atyre që i projektojnë këto vjedhje do të jetë e pakompromistë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Asnjë shqiptar nuk mund të jetë skllavi i kryeministrit dhe një mazhorance të dalë nga tyta e armëve të krimit dhe jo vota e shqiptarëve.” Shkruan ndër të tjera Tabaku.

Postimi i Plotë:
Në një akt të fundit banditesk, komisioni ekonomisë ka tentuar të nisë dy herë me radhë diskutimet për ligjin antikushtetues të Korporatës të Investimeve!

Ndonëse të gjitha institucionet ndërkombëtare nga FMN, Banka Botërore, Këshilli i Europës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë kritikuar qeverinë për ligjin e Korporatës së Investimeve, kjo e fundit ka vendosur të çojë deri në fund çmendurinë që ka projektuar në kurriz të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të saj personal. Në një akt banditesk të denjë për një qeveri në ikje, tani komisioni ekonomisë është thirrur për të miratuar projektligjn i cili para 4 muajsh u tërhoq nga diskutimet nga presioni i Partisë Demokratike dhe i partnerëve ndërkombëtarë, projektligjin e Korportaës së Investimeve!

Për asnjë çast dhe në asnjë moment PD nuk ka reshtur së denoncuari këtë projekt kriminal ndaj buxhetit të shtetit dhe xhepave të shqiptarëve, ngritjen e një korporate shtetërore për të shpërndarë prona pa tender dhe pa asnjë procedurë ligjore. Kemi informuar cdo institucion ndërkombëtar, kemi denoncuar publikisht dhe kemi paraqitur argumenta se pse kjo është një nga vjedhjet më të mëdha të buxhetit e ngjashme me mega-aferën e paketës 1 mld.

Korporata e Investimeve:
1. Përfaqëson; së pari, kanalizmin e çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji).
2. Përjashtohet KISH nga zbatimi i Ligjit të Prokurimit Publik, kjo do të thotë që kjo koorporatë do të jetë edhe mbi institucionet e tjera shtetërore duke mos zbatuar as Ligjin e Prokurimit Publik. Çdo pronë që do të zotërojë kjo korporatë nuk do të jepet përmes një tenderi publik por do t’i shpërndahet asaj kompanie (pra oligarku) që kryeministri ka vendosur.
3. Një institucion shtetëror dhe njëkohësisht i përjashtuar nga ligji i prokurimit publik mundet që të operojë në bazën e ligjit tregtar për korporatat. Me pak fjalë kemi një korporatë gjoja në shërbim të publikut por që në thelb është në pronësi të një individi që është kryeministri.
4. Do t’i japë pronësi absolute Arkitektit të saj që është në të vërtetë kryeministri i vendit. Do të jetë ai njeriu i cili do të trajtojë çdo pronë publike dhe/ose private në vend duke i dhënë super pushtet oligarkëve dhe duke marrë tagrin që në vazhdim të koncesionojë edhe shpatet e maleve.
5. Është në shkelje të kushtetutës dhe të drejtës së pronës, në shkelje të ligjit organik të pushteit vendor dhe të oaktën 3 ligjeve të tjera të cilat rregullojnë asetet publike dhe marrënëdhien e pronës.

Afërmendsh, një projektligj i tillë skandaloz dhe tërësisht anti-kushtetues nëse do të kalojë në komisione do të jetë ndër ligjet e para që do të anullohen ditën e parë që opozita do të vijë në pushtet.
Një projektligj i tillë është produkt i një qeverie që i ka ditët e numëruara, një qeverie që për 4 muaj e mbajti të fshehur në sirtare për ta nxjerrë në ditët e fundit të saj me moton “të grabisim deri në fund pronat dhe pasuritë e shqiptarëve”!

Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi personale, kushdo që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, e kushdo që vjedh asetet publike e shpërdoron detyrën do të kthejë në buxhetin e shtetit dëmin e shkaktuar.
Kjo është e përcaktuar qartë në paketën antimafia të prezantuar nga Kryetari i Partisë Demokatike, Z. Basha vjet në shtator. Një paketë e plotë me masa konkrete antikorrupsion për këdo individ që firmos nga punonjësi më i thjeshtë deri tek zyrtari më i lartë projekte të tilla!

Beteja jonë kundër oligarkisë, kundër vjedhjeve me ligje dhe mbi të gjitha kundër atyre që i projektojnë këto vjedhje do të jetë e pakompromistë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin! Asnjë shqiptar nuk mund të jetë skllavi i kryeministrit dhe një mazhorance të dalë nga tyta e armëve të krimit dhe jo vota e shqiptarëve./l.m

Next Post
Prokurorja e hekurt me shtëpi, toka bujqësore e makina luksi

Prokurorja e hekurt me shtëpi, toka bujqësore e makina luksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Kuko: Shqipëria nuk mund të hyjë në BE duke pasur standardet e Rusisë në drejtësi

March 12, 2026
Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

Sot seanca për “fatin” e Ballukut! PS kundër arrestimit, PD në protestë para Parlamentit

March 12, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vendimi për Ballukun-Vangjeli: Qëndrimet e palëve ndryshojnë, kur njëri është i nënës dhe tjetri i njerkës

March 12, 2026
“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In