• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku me senatorin italian: Shqipëria i përket BE-së. Terzi: Marrëdhëniet mes dy vendeve, në niviele të larta

by A R
23/09/2024 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane ka pritur në një takim homologun Italian Gulio Terzi Di Sant’Agata.

Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për media, Tabaku bëri me dije dy shqetësimet e ngritura prej saj gjatë takimit me senatorin italian.

Roli i opozitës në procesin e integrimit të vendit, në procesin politik e parlamentar, si dhe rëndësia e procesit zgjedhor, kanë qenë dy shqetësimet e ngritura nga Tabaku.

Kjo e fundit theksoi se një vend që pret të hapë negociatat, nuk mund të ketë sfida dhe standarte për zgjedhjet që nuk i takojnë një vendi në këtë proces.

“Kemi forcuar rol dhe raport miqësor, por përmes tij e kemi çuar këtë në nivel tjetër. Sa herë shohim përtej detit, mendojmë për një vend mik dhe që ka ndikuar në kulturën e forcimin e marrëdhënieve ekonomike e njerëzore.

Në senatin italian e kemi forcuar këtë marrëdhënie edhe përmes pranisë së senatorit. Teksa sot Shqipëria ecën në procesin e integrimit, unë sot ngrita dy problem: element të rëndësishëm në procesin e integrimit. Shqipëria i përket BE-së, që është gjeografiskisht në Europë dhe në emër të opozitës e konfirmova se nuk ka të ardhme tjetër për Shqipërinë përmes këtij procesi. Na takon ne të bëjmë Shqipërinë-Perëndim.

Shqetësimet lidhen me kriteret dhe detyrimet që duhet të plotësojmë: 1) roli i opozitës në këtë proces; roli i opozitës në procesin politik në Shqipëri; hapësira e opozitës në parlament.

2) rëndësinë e procesit zgjedhor që kemi vitin e ardhshëm.

Shqipëria në çdo raport dhe cilësimet e Komisionit Evropian dhe raportin e fundit të OSBE/ODIHR ka pasur shqetësim zhvillimin e zgjedhjeve, Një vend që pret të hapë negociatat s’mund të ketë sfida dhe standarde për zgjedhjet që nuk i takojnë një vendi në këtë proces.

Këtë vit për herë të parë do kemi shumë shqiptarë që jetojnë jashtë që do votojnë në procesin elektoral”, u shpreh Tabaku.

Senatorit italian Giulio Terzi di Sant’Agata vlerësoi marrëdhëniet politike mes dy vendeve duke thënë se janë në nivelin më të lartë, ndërsa shopi se Senati Italian po bënë gjithçka ka në dorë që të përshpejtojë integrimin e Shqipërisë në BE.

“Ne duam të shohim një Shqipëri sa më shpejt me të drejta të plota në BE. Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE në të gjitha kuptimet dhe përpjekjet po ndihen gjithnjë e më shumë si nga qeveria dhe opozita për të ndihmuar në integrimin e vendit. Në senatin italian ka shumë senatorë që flasin pro integrimit dhe përparimeve të Shqipërisë.

Duke iu referuar zgjedhjeve politike dhe marrëdhëniet politike mes dy vendeve tona janë në nivelin më të lartë. Marrëdhëniet dypalëshe, çështja e pensioneve janë të rëndësishme dhe në kuadër të deklaratës së përbashkët që nënshkruam do të çojnë më para këto procese. Jeta e përditshme ka të bëjë me zbatimin e të drejtës dhe në Shqipëri kjo është një pikë referimi për ndarjen e 3 pushteteve. Jemi përpjekur të formatizojmë atë që jemi duke bërë prej kohësh në Senat. Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të madhe mes dy vendeve dhe Evropa duhet të ketë parasysh Shqipërinë dhe rajonin në tërësi lidhur me integrimin e tyre”, tha senatori.

/a.r

Next Post
Shtet si Vatikani në Tiranë për bektashinjtë? Vjen reagimi nga Italia: Duhet thellim juridik…

Shtet si Vatikani në Tiranë për bektashinjtë? Vjen reagimi nga Italia: Duhet thellim juridik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

Isa Mustafa thirrje partive politike të Kosovë: Bashkëpunoni për zgjedhjen e presidentit të ri

April 8, 2026
“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

“Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike”, Nurellari flet për protestat e studentëve shqiptarë në RMV

April 8, 2026

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In