• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Ligji për bastet marrëzi me rregullat e qeverisë, po ndodh pak a shumë si me inceneratorët

by Java News
20/09/2023 11:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në komisionin e Ekonomisë deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se nuk shqetësohet për kompanitë që do të ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë.  Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme, tha Tabaku.

‘Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet që kufizohen rrisin informalitetin dhe krijojnë ilegalitet. Diçka që e kemi thënë edhe në 2018 ku patëm diskutime për këtë çështje.

Kërkesa jonë atëherë ka qenë që ta rregullojmë tregun me këto operatorë që janë këtu dhe që të mos përpiqemi që ta përqendrojmë pra eliminojmë konkurrencën, të japim pak licenca dhe ta ulim ushtrimin e tregut në këto katër pesë licenca që jepen dhe faktikisht kjo ndodhi. Aktiviteti u shtua në mënyrë informale dhe qeveria a ishte e paaftë, e pazonja apo e korruptuar këtë e dini si ju edhe qytetarët që e lejoi të lulëzonte në terren.

Rikthehemi në një moment ku ligji ka ardhur për bastet sportive online. Nga ky rikthim mua më lindin disa shqetësime duke parë ligjin. Na rezulton se nga raporti i konsultimeve publike të gjithë ato grupe apo kompani që janë konsultuar nuk na rezulton të ketë ushtruar aktivitetin e basteve sportive. Pra janë konsultuar, FSHF, KOKSH, Sepcial Olympics in Albania dhe më pas katër apo pesë kazino apo rezorte që i shikoj nga emrat sepse e pyeta ministrinë e financave dhe akoma nuk kemi një informacion. A jeni konsultuar dhe ju?

Së dyti, në lidhje me Këshillin Shqiptar që trajton problemet e lojërave të Fatit. Një nga problemet që unë kundërshtova me MFE ishte reklamimi me mediat online. Si është në vendet e reja kjo praktikë? Duke pasur parasysh dhe teknologjitë e reja dhe algoritmet që përdoren që ta risjellin në vëmendje.

Në relacionin dhe projektligj argumentohen disa kritere, specifikash në nenin 11 të tij, ku parashikohen këto kritrere në lidhje për ato që do ushtrojnë këtë aktivitet dhe do licensohen; Kapitali themeltar jo më pak se 40 mln lekë, një nga aksionerët duhet të ketë eksperiencë në vendet e BE dhe OECD. Që këtu janë katër kompani që kanë këto kritere. Pra po ndodh pak a shumë si tek inceneratorët. Fiton kompania që ka disa aksione një kompani e huaj sa fitohet licenca kompania e huaj ikën dhe e merr licencën vetëm kompania shqiptare. Këto kritere bien në sekond të gjitha dhe licencat do të jepen vetëm për këto kompani që kanë marrë leje.

E para rritja e informalitetit dhe e dyta përqendrimi në pak duar. Çfarë bën përqendrimi në pak duar? Nuk shqetësohem për kompanitë që ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. Është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca dhe për këtë ka folur Transparency International kur tregon kapjen e shtetit. Se këto ligje këto bëjnë dhe orientojnë kur këto kompani ushtrojnë aktivitetin.’- u shpreh Tabaku./f.s

Next Post
Kthyen lokalet në sallë lojërash fati, arrestohet një prej administratorëve, një tjetër në kërkim

Kthyen lokalet në sallë lojërash fati, arrestohet një prej administratorëve, një tjetër në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In