• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tabaku: Kryeministri ka bllokuar punën e bashkisë

by
01/05/2015 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar në një deklaratë për mediat sot, në 1 Maji, ditën e punëtorëve.

Sipas Tabakut, 1 Maji e gjen Shqipërinë në një situatë të rëndë ekonomike e sociale.

“1 maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë  emigrimin duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8% dhe më shqetësues është fakti që papunësia ndër të rinjtë është 32,5%.

Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve  janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën,  dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura, në fund të vitit 2014 rezulton në rënie me 1,8%, krahasuar me pjesën e parë të vitit 2014 dhe në një reduktim me 5,5% krahasuar me vitin 2013. Raporti tregon se qeveria çdo ditë që kalon vetëm e thellon edhe më tej krizën.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, 88% e familjeve të intervistuara në 16 zona të ndryshme të vendit thonë se nuk presin asnjë ndryshim, të paktën edhe për 6 mujorin e parë të 2015-ës, madje e shohin gjendjen financiare të tyre në përkeqësim. Larg propagandës së përditshme, ky është realiteti i trishtueshëm që po kalojnë sot shqiptarët.”, tha Tabaku

Duke folur për kryeministrin Rama Tabaku tha se ky i fundit po bllokon përpjekjet e autoriiteteve vendore për zhvillimin ekonomik.

“Çfarë bën kryeministri për të dalë nga kjo situatë? Asgjë, madje bllokon dhe përpjekjet e autoriteteve vendore, për të hapur perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Këtu, pas nesh shtrihet një nga veprat më të rëndësishme të 70 viteve të fundit, për qytetin e Tiranës por që në të njëjtën kohë është dhe një kantier i madh punësimi për qytetarët që sot vuajnë për bukën e gojës, pasi do të hapte  2300 vende pune pervecc 24. 600 që janë hapur në këto 4 vite. Çdo kryeministër i përgjegjshëm do të bënte çdo gjë për të lehtësuar punën, ndërsa kryeministri ynë e bllokon.

E njëjta histori me terminalin multimodal të pasagjerëve, me tramvajin dhe dhjetëra projekte të tjerë në qytet që do të hapnin mijëra vende të reja pune janë të bllokuara nga Edi Rama dhe bëhet fjalë për vende pune reale, jo punë në letër siç thotë propaganda qeveritare.

Kryeministri turist nuk do t’ia dijë për hallet e qytetarëve, pasi i vetmi shqetësim i tij dhe kësaj mazhorance është pasurimi me paratë e shqiptarëveNë 21 qershor, qytetarët do të ndahen nga qeveria e propagandës dhe do të votojnë njerëzit e punës. Oferta e re e Partisë Demokratike është ulja e taksave, është taksa e sheshtë, është tregu  i lirë, është sipërmarrja, është vlerësimi i punës, është puna dhe dinjiteti.”,mbyll deklaratën deputetja Tabaku nga selia blu.

Next Post

Mbërrin dosja nga Belgjika me 2500 faqe, Frroku mbetet në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

Ish-kryebashkiaku i Vlorës paraqitet në SPAK, Dritan Leli: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar!

March 10, 2026
“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

“Irani po ndërton një bombë bërthamore”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron përshkallëzim: Sot dita më intensive e sulmeve

March 10, 2026
E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

E pushoi nga puna në Itali, 43-vjeçari shqiptar sulmon ish-shefen me molotov, arratiset dy herë dhe përfundon në burg

March 10, 2026
NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

NATO në gatishmëri pas sulmit me dron në Qipro/ Mastershefi shqiptar: Izraelin dhe Libanin i kemi 30 min larg, i shohim raketat

March 10, 2026
Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

Zgjedhjet për kreun e ri të degës së PD në Shkodër, tensione dhe përplasje fizike mes anëtarëve për kandidaturat

March 10, 2026
Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe po vihen në shënjestër nga sulmet hakmarrëse të Iranit

March 10, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia vendos sistemin Patriot të NATO-s në Malatya nga rreziku i raketave

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In