• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku ia ‘kthen’ Ahmetajt: Rritja e taksave do të thellojë varfërinë

by Java News
04/01/2019 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj duke theksuar se rritja e taksave do të thellojë varfërinë.

“Sot, borxhi publik sipas raportit të KLSH, rezulton të jetë 73% e PBB-së dhe kjo vlerë është më e lartë se sa deklarimi i qeverisë në Komisionet Parlamentare. Sipas raportit të KLSH ministri Ahmetaj rezulton të ketë falsifikuar borxhin publik, duke gënjyer Parlamentin dhe mbi të gjitha duke gënjyer shqiptarët”, tha Tabaku.

Tabaku nënvizoi se, rritja e borxhit vjen si pasojë e PPP-ve(Partneriteteve Publike Private) që në vitin 2018 kanë qenë kryefjala e vjedhjeve spektakolare të kulmuara me ligje apostafat për të ligjëruar këto vjedhje. Ligji i Teatrit, Ligji për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, Ligji i Inceneratorëve të gjitha këto janë disa prej mrekullive që ka kontribuar vetë ministri Ahmetaj me gjithë kapacitetet e tij dhe fuqinë e ministrit. Sipas FMN-së, borxhi publik i Shqipërisë rezulton sot 83% e PBB-së (bashkë me PPP)”.

Sa i përket investimeve të huaja, Tabaku theksoi se, “të dhënat e Bankës së Shqipërisë raportojnë se Investimet e Huaja Direkte janë rritur si pasojë e investimeve të TAP dhe Starcraft Devoll. Të dy këto investime, siç e di i madh dhe i vogël, kanë ardhur në Shqipëri gjatë qeverisjes 2009-2013. Në kohën kur investitorët e huaj i afroheshin Shqipërisë se e shihnin si atraksion për biznes dhe jo një feud personal të qeveritarëve”.

“Sipas raportit të BSH 51% e investimeve të huaja janë në varësi të TAP dhe Devollit ndërkohë që viti 2019 pritet të jetë viti i fundit i këtyre investimeve. Në vend që ministri Ahmetaj të na paraqiste ndonjë projekt të huaj që ai vetë ka kontribuar të sjellë në vend, vazhdon të krenohet për atë që gjeti nga paraardhësit”, tha Tabaku.
“Detyrimet e prapambetura kapin vlerën e 200 milionë eurove ndërsa bizneset vazhdojnë të mbyllen dhe të vendosen në vështirësi. Qeveria ka menduar dhe për to. Falsifikimi i të dhënave duket se është rrugëdalja e preferuar e qeverisë për të mbajtur me gënjeshtra qytetarët për të dhënat ekonomike”, u shpreh nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë.

Tabaku shtoi se, “vlera e taksave të rritura nga paketa fiskale 2014 e deri më sot, është e barabartë me 1.9 mld euro ndërsa vlera e PPP-ve është 2 mld euro. Në pak fjalë shqiptarët paguajnë me taksat e tyre paratë që qeveria çon tek oligarkët që jo rrallë herë kanë përgatitur ligjet specifike dhe paketën fiskale”.

/a.rada

Next Post
Avokati i shqiptarit që vrau të bijën: Aleko nuk kërkon lehtësira

Avokati i shqiptarit që vrau të bijën: Aleko nuk kërkon lehtësira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In