• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku, e bindur: Nuk do të ketë zgjedhje pa ne

by Java News
23/04/2019 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Firmosja e koalicionit opozitar nga partitë aleate të PD-së, është një shembull që tregon vullnetin e opozitës për t’i thënë stop zgjedhjeve fasadë në Shqipëri”.

Kështu deklaroi sot ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një intervistë televizive ku tregoi planin e opozitës për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tabaku është e sigurt që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyre as zgjedhjet nuk do të zhvillohen, tha ajo.

“Kur të vjen fundi politik përdor gjithë arsenalin që të ka mbetur, por këtë radhë Rama është vetëm. Është figurë e djegur politike, cikli i tij ka përfunduar. Ai nuk do ta çojë dot vendin në zgjedhje pa opozitën. Nuk ka zgjedhje fasadë, nuk kanë për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën. Me rritjen e presionit, izolimin e qeverisë, do vijë dita për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë rast pretendimet tona janë të drejta. Mund të duket utopi, por vendosja e një sistemi të ri, ecja përpara një rruge të pashkelur është një zgjidhje për shumë shqiptarë”,- u shpreh Tabaku.

Sipas saj, sot Partia Demokratike është më e fortë se kurrë. Një pretendim të tillë, zonja Tabaku thotë se e mbështet në sondazhet e fundit.

Më tej, ajo komentoi edhe krijimin e partisë më të re opozitare Bindja Demokratike, për të cilën tha se nuk duhet të shërbejë si një opozitë false.

“Interesi publik duhet vendosur përpara atij personal. Kushdo forcë politike që punon për të larguar Ramën është i mirëpritur. Uroj që Patozi ta provojë veten në garë, të provohet si forcë politike. Ka ardhur momenti ashtu siç u bashkuan partitë opozitare, të mos lëmë jashtë asnjë vlerë, këdo që ka vlera të bashkohet me ne. E keqja është një, e keqja po na qeveris. Por kush i jep oksigjen Ramës është pjesë e një opozite false”- sqaroi ajo.

Sa për protestën kombëtare të thirrur më 11 maj, Tabaku tha se është pozitiv fakti që nga radha në radhë më shumë qytetarë, familjarë po i bashkohen asaj. “Bashkë me planin për protestat po punojmë paralelisht për një program elektoral kombëtar”, vijoi Tabaku.

/a.rada

Next Post
Memet/ Sërish politikanët dërrmohen në mediat sociale

Rikthimi i vizave/ Balla: Zero shanse, Shqipëria ka përmbushur detyurat për negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

Irani paralajmëron Ukrainën: Po ndihmojnë Izraelin me dronë, prandaj do të jetë një objektiv legjitim për ne

March 14, 2026
Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Macron ofron negociata në Paris për paqe mes Izraelit dhe Libanit

March 14, 2026
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 14, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In