• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tabaku: Banka Botërore konfirmoi se taksa progresive i ka varfëruar më shumë shqiptarët

by Java News
22/03/2018 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një dalje për mediat, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se në studimin e fundit të Bankës Botërore konfirmohet se sistemi aktual i taksave në Shqipëri për të ardhurat personale, nuk e zvogëlon hendekun social dhe as nuk shpërndan të ardhurat në mënyrë eficiente. Sipas të dhënave të publikuara, numri i të varfërve  që jetojnë me më pak se 2.5 USD në ditë është rritur me rreth 7 mijë si rezultat i taksës progresive.

Por, sipas Bankës Botërore, efektin më të madh negativ kjo taksë e ka pasur tek individët apo familjet që jetojnë me 4 USD në ditë, duke prodhuar edhe më shumë varfëri tek ata të cilët e ndjejnë më shumë rritjen e taksave.

Reagimi

E vërteta është se, që kur Edi Rama erdhi në pushtet, taksa progresive ka varfëruar akoma më shumë të varfrit, ndërsa shqiptarët paguajnë më shumë taksa.

·        Për shkak të rritjes së taksave, sot shqiptarët paguajnë për karburantin çmimin më të lartë në rajon,

·        Çmimi i energjisë është rritur, me 24 përqind për 75 përqind të konsumatorëve

·        Çmimi i ujit është rritur me 40 përqind dhe pritet që të rritet sërish,

·        Bizneset e vogla janë futur në skemën e TVSH-së, ndërsa miqtë oligarkë të kryeministrit, për llogari të të cilëve shqiptarëve po u grabitet prona me vendim qeverie, janë përjashtuar nga TVSH-ja. Nga ana tjetër, është rritur tatimi për të arhdurat personale deri në 23 përqind dhe tatimi mbi fitimin, në 15 përqind.

Shqiptarët duhet ta dinë se po paguajnë më shumë taksa, rreth 2 miliardë dollarë më shumë në 5 vitet e fundit, për llogari të një grushti klientësh të kryeministrit dhe familjes së tij, për të cilët taksat e shqiptarët po përkthehen në fitime për konçesionet.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje politikat e gabuara të qeverisë, e cila, megjithëse ka rritur taksat, nuk ka arritur të mbledhë më shumë të ardhura dhe nuk ka bërë investime, nuk shërbejnë qytetarëve dhe rritjes ekonomike të vendit, siç është rasti i Rilindjes Urbane.

Ne mendojmë që rruga e vetme për të shpëtuar ekonominë dhe mbi të gjitha për të nxjerrë vendin nga moçali i varfërisë ekonomike, është taksa e sheshtë. Ne jemi të bindur që vetëm aplikimi i një takse të sheshtë, ku gjithsecili të paguajë pjesën e tij proporcionale të taksës, mundet të ndihmojë rritjen e nivelit të konsumit. Ne besojmë që një taksim i ulët dhe i sheshtë do të ndihmojë sipërmarrjen vendase për të dalë nga vargonjtë e taksimit të padrejtë të vendosur nga qeveria Rama.

ma.me

Next Post
Ambasadori i ri në NATO, Presidenca: Ja kur do të bëhet dekretimi i Ajazit

Meta urim për Sulltan Novruzin: Paqja dhe mirësia mbretërofshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In