• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku akuza qeverisë: Po e ktheni Parlamentin në noter për çdo ndryshim buxhetor

by A R
14/10/2021 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga foltorja, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se Parlamenti është kthyer në noteri që bën ndryshime në buxhet, dhe akuzon qeverinë se e ka shndërruar Kushtetutën në fletore bakalli.

“E parlamenti voton symbyllazi, nuk bën asnjë ndryshim, nuk shohin çfarë i sjellin. ‘Po votoni kundër vaksinimit’, tha. Po çfarë ka sot rritja e borxhit me 110 milionë euro?! Ka 1 milionë për vaksinat. Ka për Teatrin Kombëtar. Janë duke sfiduar edhe Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë fonde Bashkisë së Tiranës për Teatrin Kombëtar. Janë duke kaluar fonde për mirëmbajtje për AKSH-in. Janë duke kaluar fonde dronët. Të gjitha të parashikueshme. Ia kam thënë komisionit edhe këtu në seancë, nga mëngjesi deri në darkë, e mbledhim parlamentin sa herë duhen vendime për qytetarët, votojmë me të dyja duart pro edhe për vaksinimin, në qoftë se duhet edhe për rindërtimin me gjithë kontratat abuzive dhe korruptive që janë duke firmosur çdo ditë. Por nuk mund ta kthejmë Parlamentin në një noter të çdo ndryshimi buxhetor që këto duan të bëjnë.  38 akte normative, ndryshime kanë bërë vitin e kaluar, tha këshilltari i presidentit, 28 këtë vit. Çfarë është kjo?! Është paaftësi?! Është arrogancë?! Që jo vetëm buxhetin por edhe Kushtetutën e kanë kthyer në një fletore bakalli që na mbledhin ne këtu sa herë zgjohen me idenë për të ndryshuar diçka. Por unë nuk e di që ka qeveri që 4 herë brenda vitit të ndryshojë buxhetin?! Nuk e di a qeveri që në fillim të vitit 2021 këtë vit ne do të vaksinojmë?! Është minimumi i përgjegjësisë zyrtare. Është minimumi i përgjegjësisë përpara qytetarëve dhe pastaj vijnë na shesin ne fonde për rindërtimin e fonde për tërmetin.”

/a.r

Next Post
Iu gjetën dy granata me ndezës të montuar në banesë! Arrestohet 52 vjeçari në Lezhë

Iu gjetën dy granata me ndezës të montuar në banesë! Arrestohet 52 vjeçari në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen në Gramsh, shpëton për mrekulli drejtuesi i automjetit

March 28, 2026
“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

“Rritet siguria dhe shmangen përmbytjet”, Rama: Drejt përfundimit ura e re mbi lumin Drino

March 28, 2026
Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

Hong Kongu renditet i treti në indeksin e qendrave financiare globale

March 28, 2026
Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Prishtina largon ekspozitën për masakrat në Kosovë, Rama: E papranueshme dhe fyese për viktimat

March 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In