• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Ahmetaj mashtron, ekonomia po financohet nga krimi dhe droga

by Java News
02/03/2018 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Financave Arben Ahmetaj gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Ministri tha se sektori i ndërtimit ka shënuar rritje, ndërsa papunësia është ulur. Në një reagim për mediat, Tabaku tha se “e vërteta e ekonomisë shqiptare është se ajo po financohet nga krimi dhe droga”.
Duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e ministrit Ahmetaj, deputetja Tabaku tha se deklaratat e tij lidhen “ngushtësisht me nevojën e Edi Ramës për t’u fshehur shqiptarëve faktin e rëndë se paratë e pista të krimit dhe të drogës po investohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit”.


DEKLARATA E PLOTE 

Ministri i Financave i gënjeu sot shqiptarët, kur u tha se ndërtimi në Shqipëri është financuar nga burime zyrtare të sektorit bankar dhe se kredia është rritur, duke dashur të fshehë të vërtetën se ekonominë sot po e financon droga dhe krimi.

Deklaratat e Ahmetajt nuk janë të vërteta, sepse, sipas të dhënave të INSTAT-it, lejet totale të ndërtimt për vitin e kaluar janë 819, duke u rritur me 88 % apo 384 leje më shumë.

Pjesën më të madhe e zë Bashkia e Tiranës, ku lejet e ndërtimit në Tiranë janë rritur ndjeshëm që pas ardhjes së Erion Veliajt në Bashki, çka përkon edhe me zbatimin e projektit politik të Ramës për kanabizimin e vendit.

Vetëm për qytetin e Tiranës lejet e ndërtimi kapërcyen nga 90 në vitin 2015 në 106 leje ndërtimi për 2016 dhe 231 për vitin e shkuar. Pra ka një rritje me 260 përqind për dy vjet.

Ministri Ahmetaj gënjen kur flet edhe për vlerën e investuar në ndërtim për Bashkinë e Tiranës, sepse në 2015-ën, vit të cilit ai iu referua, INSTAT=i nuk e maste këtë tregues.

Sipas të dhënave të INSTAT-it vlera totale e shumës së investuar për ndërtim në Tiranë prej tremujorit të fundit 2016 është mesatarisht 32 mld lekë.

Përsa i përket kredise për biznese për ndërtim nuk ka rritje. Raporti i Bankës së Shqipërisë thotë se nuk ka rritje të kreditimit për bizneset dhe se ato po përdorin burime alternative.

Nevoja e Ministrit të Financave për të gënjyer lidhet ngushtësisht me nevojën e Edi Ramës për t’u fshehur shqiptarëve faktin e rëndë se paratë e pista të krimit dhe të drogës po investohen në ekonomi, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Bashkia e Tiranës është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit, ndërsa gjatë qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria është shndërruar në nyjën kyçe të trafikut të drogës. Pas kanabisit, krimi I organizuar me mbështetje qeveritare po trafikon kokainë dhe heroinë.

Arben Ahmetaj gënjeu edhe kur flet për rritjen e punësimit më 1 shifër, duke premtuar rritjen e punësimit me 150 mijë persona. Ky është njësoj mashtrim si premtimi i pambajtur i 5 vjetëve më parë për punësimin e 300 mijë shqiptarëve.

E vërteta është se këto 5 vjet Edi Rama ka detyruar të largohen në emigrim 220 mijë shqiptarë. Për të mbuluar gjendjen e rëdnë të papunësisë, qeveria ka mashtruar Eurostatin dhe ka deklaruar se në tremujroin e trete të vitit te kaluar, punësimi është rritur me 8 mijë përsona që, po sipas të dhënave të INSTAT-it, janë përsona mbi 64 vjeç.

Ministri Ahmetaj gënjeu edhe kur foli për investimet e huaja. Shqipëria nuk ka rritje për investime të huaja serioze dhe rritja ekonomike vazhdon akoma të mbahet me investimin e gazsjellësit Transadriatik.

Ministri foli edhe për Borxhin Publik duke anashkaluar faktin se ishte qeveria e rilindjes që e rriti Borxhin Publik nga 61% në 72%. FMN raporton se projekti 1 mld USD duhet rregjistruar si borxh publik, duke e rritur ate në 76%.

I vetmi investim serioz i Edi Ramës është droga dhe eksporti i tij më i sukssesshëm është krimi i organizuar dhe emigracioni.

ma.me

Next Post
Përfitimet shëndetësore nga çaji i sherebelës

Përfitimet shëndetësore nga çaji i sherebelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

I ngriti pritë dhe e qëlloi me çifte, 44-vjeçari shqiptar vret burrin e të dashurës së tij në Greqi

January 17, 2026
Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

Pas takimit me kryebashkiakët, Rama inspekton punimet në shëtitoren “Taulantia” dhe godinën e parkimit të ri publik

January 17, 2026
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, e largojmë Ramën me protesta paqësore

January 17, 2026
“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

“Je më e bukura e fshatit”, reagon motra e 46-vjeçarit të dhunuar pas publikimit të mesazheve: Mjaft me këtë telenovelë, s’kërkojmë hakmarrje por..

January 17, 2026
Një plagë që ende kullon gjak

Deformim, paragjykim, propagandë, madje edhe racizëm: Mbi një film për Kosovën të shfaqur në televizionin publik gjerman ARD

January 17, 2026
U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha e ujit/ Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për 30 vjeçarin

January 17, 2026
“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

“Koha të krijojmë një grup pune të përbashkët qeveri-bashki”/Rama: Ja cilët do e drejtojnë!

January 17, 2026
Trump përsërit kërcënimin për../  Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

Trump përsërit kërcënimin për../ Protesta në Groenlandë dhe Danimarkë

January 17, 2026
11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

11-vjeçari vret me armë të atin pasi i mori pajisjen e lojës

January 17, 2026
“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

“Anëtarësimi në BE, disa nga sfidat janë komplekse”/ Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj..

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In