• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ta pështyj në surrat, t’ia q* ro*t!” 12-vjeçari drogohet me hashash dhe metadon, ikën nga shtëpia

by Java News
11/03/2024 22:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e një 12-vjeçari është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për të treguar, se djali i saj 12-vjeçar prej 3-4 muajsh largohet nga banesa.

I mituri ka braktisur shkollën dhe është bërë përdorues i lëndëve narkotike.  E ëma thotë, se ai edhe vjedh në shtëpi për të siguruar substancat narkotike.

Ajo me të vëllain kanë konstatuar një grua që u shet mall të miturve.

“Fëmija më largohet nga banesa. Kam pyetur në qendër sepse në qendër më rri fëmija. Më kanë thënë se i kam bërë dhe vetë analizat që është konsumator i lëndëve narkotike. Ia japin më të rriturit sepse ai është i mitur. Sipas atyre që i kam bërë ka përdorur hashashin, metadonin. Ai është fëmijë dhe dikush nga më të rriturit ia jep. Ka shitur telefona, ka bërë në terren, që policia e di shumë mirë, ka bërë vjedhje. Unë nuk i njoh tamam personat që t’i identifikoj. Vetëm një grua, ajo nuk e pranon, por unë me atë e kam kapur djalin që e konsumon”, tha e ëma.

Në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina, ku duhet të studionte i mituri, drejtoresha Lindita Tufa dhe psikologia Albina Vocaj thonë, se situata për nxënësin në fjalë është jashtë kontrollit dhe nuk ato nuk kanë një zgjidhje.

“Në të vërtetë është shumë i vështirë menaxhimi sa i përket nxënësit në fjalë”, tha drejtoresha.

“Është e nevojshme një fazë rehabilitetimi apo ai edhe të detoksifikohet, por është një fushë që i takon pjesës mjekësore, specialistëve atje. Unë e mendoj si një rast të vështirë dhe që ende nuk është gjetur një zgjidhje për të”, tha psikologia.

Mamaja e 12-vjeçarit është përballur edhe me Lirën, siç quhet gruaja, që i shet të miturve drogë, por nuk ka marrë dot zgjidhje.

Prindi: Kur erdha unë, që ju pashë juve, çfarë po i jepte ajo gruaja X?

Fëmija dëshmitar: Drogë!

Prindi: Si e ka emrin ajo?

Fëmija dëshmitar: Lira!

Daja i fëmijës: Çfarë lloj droge pi?

Fëmija dëshmitar: Kokainë, bidon!

Prindi: Ti e pi?

Fëmija dëshmitar: Jo!

Prindi: Asnjëherë nuk e ke provuar?

Fëmija dëshmitar: Për ta provuar e kam provuar njëherë me X, që ia mori ajo..

Prindi: Ia mori ajo dhe ia dha X.

Fëmija dëshmitar: I thosha ore leje, leje, leje!

Prindi: E pivi X?

Fëmija dëshmitar: E pivi me, X vdes për drogë.

Prindi: Siç e gjeta unë poshtë te garazhi eee, me shishe?

Daja: Pse e kape me shishe ti me atë?

Fëmija dëshmitar: Po me e kapi duke pi bidon!

Momenti kur zonja është përballur me Lirën.

Prindi: Do përfundosh në burg!

E dyshuara: Shko me, më lër rehat ti!

Prindi: Mizerje, Ec ti, ec! Mizerje, që drogon fëmijët!

Me Komisariatin numër 4, punonjësen e mbrojtjes së fëmijëve njësia 3 dhe nënën e fëmijës, është bërë e mundur gjetja e 12-vjeçarit bashkë me shokun e tij.

Gazetarja: Ku rrini ju?

Shoku: Ne dalim.

Gazetarja: Në ca vendi?

Shoku: Unë iki ditën në shpi, ai s’ikën fare.

Gazetarja: Sa vjeç je ti?

Shoku: 12!

Gazetarja: A shkon në shkollë?

Shoku: Jo!

Gazetarja: Pse?

Shoku: Nuk shkoj!

Gazetarja: Po prindërit i ke?

Shoku: Jo, më janë nda!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Ku ke qenë ti gjithë këto ditë? Pse nuk e njofton mamin? Pse ikën nga shtëpia?

X: A po pushon?

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Jo nuk po pushoj, sepse të gjithë, që jemi mbledhur këtu, jemi për ty, të ndihmuar ty, a e di, që është e rrezikshme, që një fëmijë i moshës tënde të rrijë në rrugë?

X: Ta pështyj në surrat, t’ia… robt..!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kjo është gjuhë e papërshtatshme.

X: Pështyva mos fol mo! Të q… robt!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Qetësohu! Qetësohu! Qetësohu!

X: Ta futa nanji!

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si je njohur me X?

Shoku: Më ka njoh një tjetër! Luçi.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Kush e kishte Luçin shok, ti apo X?

Shoku: E ka pas edhe ky edhe unë.

Punonjësja e Mbrojtjes së Fëmijëve: Mosha juaj, apo është më i rritur?

Shoku: Mosha jonë.

X: Lëjeni çunin e huaj, të iki, lejeni! Ky erdhi për me nejt në shpi me mu, ju më sollët këtu, ju q…!

U tentua komunikimi dhe akomodimi i tij në Qendrën “Nisma Arsis”, por 12-vjeçari e braktisi edhe atë. Pas rigjetjes, i mituri u dërgua në spitalin psikiatrik, për shkak edhe të çrregullimit të sjelljes, nga ku sërish u largua./tvklan.al

Next Post
“5 milionë euro për kokën e Martinajt, policia di emrin e ekzekutorit”/ Hoxha: E kërkuan në det, por tani po e kërkojnë…!

"5 milionë euro për kokën e Martinajt, policia di emrin e ekzekutorit"/ Hoxha: E kërkuan në det, por tani po e kërkojnë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In