Pas 12 vjetësh në pushtet, kancelarja, Angela Merkel është shndërruar në lideren më të fuqishme të Evropës. Tani, ajo shpreson ta përdorë G20-ën e presidencës gjermane për të demonstruar aftësitë e saj në skenën botërore përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit –
Katër vjet më parë, zgjidhja e krizës së borxhit në eurozonë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ndihmoi atë për të siguruar një fitore të gjerë në zgjedhjet e vendit të saj.
Tani, Merkel shpreson të fitojë mandatin e katërt duke përforcuar imazhin e saj si një forcë e qëndrueshme në një botë të trazuar dhe duke demonstruar aftësitë e saj në skenën botërore.
Merkel do të drejtojë javën e ardhshme, në Hamburg forumin ndërkombëtar të 20 ekonomive më të mëdha, G20.
“Merkel është për vazhdimësi dhe stabilitet”, tha Peter Matuschek nga kompania e sondazheve “Forsa” në Berlin, duke vënë në dukje pasigurinë globale të Brexit, Shtëpinë e Bardhë të Trumpit dhe terrorizmin global.
“Merkel ka krijuar imazhin e kancelares së krizës, e përfshirë në një seri krizash që kanë goditur Evropën, siç është kriza e Greqisë”, shtoi Matuschek.
Por, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbajti një qendrim të ashpër në samitet e fundit mbi tregtinë, ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen, ekziston një rrezik i madh për Merkelin që ai mund të marë kontrollin gjatë samitit të G20-ës javën e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, tre muaj përpara zgjedhjeve të Gjermanisë, Trump në një farë mënyre, i ka dhënë përparësi Merkelit.
Duke dalë nga Marrëveshja e Parisit për Klimën 2015 dhe favorizuar interesat kombëtare ekonomike, Trump e ka ndihmuar kancelaren, Merkel të portretizohet tek votuesit si kampionia e mjedisit, e Evropës së fuqishme dhe bashkëpunimit global, të cilat gëzojnë përkrahje të gjerë në Gjermani.
Një sondazh i publikuar muajin e kaluar nga televizioni publik ZDF tregoi se 80 për qind e gjermanëve e shohin Trumpin si një rrezik për bashkëpunimin global në çështjet që lidhen me ndryshimet klimatike, terrorizmin dhe krizën e refugjatëve.
Një rekord , 68 për qind e të pyeturve thanë se marrëdhëniet SHBA-Gjermani ishin në kushte të keqija.
Edhe pse në prag të zgjedhjeve të Gjermanisë, Merkel rregullisht, ka kritikuar ashpër liderin e SHBA-së për planet dhe pikëpamjet e tij për botën.
Gjatë një fjalimi, kohët e fundit në konferencën e Sigurisë në Mynih mbi aleancën transatlantike Merkel paralajmëroi mbështetësit e saj se “kanë ardhur kohëra ku nuk mund të mbështetemi tek të tjerët”.
Ajo shtoi se “ne evropianët duhet vërtet të marrim fatin në duart tona”.
Vetëm një vit më parë, Merkel u përpoq të rimëkëmbej nga një reagim i ashpër politik kundër vendimit të saj në shtator 2015 për të hapur kufijtë e Gjermanisë për të lejuar rreth 890 000 refugjatë në vend, madje duke shkaktuar spekulime se ajo nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare, këtë vit.
Por, pas tri fitimeve mbresëlënëse të shtetit, sondazhet e opinionit tani po tregojnë se ajo ka ndërtuar një epërsi komanduese ndaj kundërshtarëve të saj përpara zgjedhjeve gjermane të 24 shtatorit, gjë që gjithashtu do të forcojë pozicionin e saj të bisedimeve në Hamburg.
E cilësuar nga mediat si liderja e botës së lirë, Merkel tashmë i është shmangur kërcënimit të paraqitur nga qëndrimi ekonomik kombëtar i Trumpit, duke krijuar një aleancë të re ndërkombëtare.
Merkel është duke mobilizuar aleancën, e cila përfshin vende të tilla si Kina, Franca dhe shtetet e Amerikës Latine, për të siguruar mbështetjen së tyre për tregtinë e lirë dhe përpjekjet për të arritur një marrëveshje mbi ngrohjen globale.
Kjo nuk është hera e parë që një lider gjerman ka kërkuar të nxisë një fushatë zgjedhore duke përfituar nga zemërimi i Gjermanisë lidhur me qëndrimin e presidentit amerikan ndaj çështjeve botërore.
Në vitin 2002, paraardhësi i Merkel, kancelari socialdemokrat Gerhard Schroeder, formoi një aleancë me Francën dhe Rusinë për të kundërshtuar luftën e presidentit të atëhershëm amerikan, George W Bush në Irak.
Që pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, Merkel ka ecur në gjurmët e paraardhësve të saj për të rritur ndikimin global të Gjermanisë si vendi më i rëndësishëm, me ekonominë më të madhe ekonomike në Evropë.
Në të njëjtën kohë, Merkel është përpjekur për të krijuar një urë diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit.
Gjithashtu, kjo nga kjo lëvizje Merkel mund të rrezikohej , për shkak të rolit të saj si lidere ajo do të përballej me zgjidhjen e krizës së borxhit në eurozonë dhe me Rusinë lidhur me ndërhyrjen e saj në Ukrainë, duke e ndihmuar atë të shndërrohej në lideren më të fuqishme të Evropës.
Apo ndoshta Merkel e ka forcuar tashmë pozicionin e saj.
Revista amerikane “Forbes” e quajti atë si një nga tre liderët më të mëdhenj në botë pas presidentit Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin./ (Nga Andrew McCathie)