• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do ta marrë LSI ministrinë e Brendshme? Meta flet për ndryshimet në qeveri

by A R
18/08/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit i ka dhënë përgjigje sot disa pikëpyetjeve në lidhje me qeverisjen dhe funksionimin e koalicionit PS-LSI.

Sipas Ilir Metës, marrëdhëniet dhe komunikimi i tij me Ramën janë normale, ndërsa ai është përgjigjur edhe për ndryshimet e mundshme në qeveri.

Duke folur për Report TV, Meta tha se nu ka dijeni për lajmet që aludojnë se LSI do të marrë ministrinë e Brendshme.

Z. Meta, është kthyer në temë të ditës neni 13 i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe censurimit që i bëhet punës së medias, duke dënuar ose kriminalizuar si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme. Do të qëndrojë i tillë neni apo do të loboni që të ndryshojë?

Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme.

Që i bie dhe media është një institucion i kritikueshëm?

Po patjetër, sepse edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët.

Ka një debat kohët e fundit nëpër portale, ku ju shpeshherë gjatë verës jeni kthyer në protagonistin e tyre, ku flitet për ndryshime në qeveri në shtator dhe heqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe zëvendësimin e tij me një eksponent të LSI-së. A janë të vërtetë këto zëra?

Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.

Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi për një ndryshim?

Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pra ju keni njerëz që mund ta përmirësojnë qeverisjen?

Unë mendoj se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.

Dje EURALIUS bëri një deklaratë për mediat duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting-ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPKI dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Janë ndër pikat që janë kundërshtuar fort nga opozita. A rrezikohet konsensusi mbi këtë çështje dhe si do të veprojë mazhoranca?

Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente.

Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting-ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar.

Një pyetje të fundit, gjatë kësaj periudhe ju keni qenë me pushime këtu brenda vendit për shkak të zhvillimeve të reformës, ashtu edhe aleati juaj qeverisës. A keni pasur kontakte gjatë kësaj verës për të hedhur poshtë edhe zërat për një përçarje që qarkullojnë prej kohës?

Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese.

Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.

Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?

Po, jemi në një komunikim normal.

Next Post

Ngërçi institucional mes Spitalit, Policisë dhe Gjykatave, për izolimin e të sëmurëve mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In