• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

«Sy e vesh», si dikush që ka bërë krim!

by Mero Baze
27/02/2018 07:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Argumenti i fundit i Sali Berishës kundër rinisjes së negociatave për kufirin detar me Greqinë, është një ushtarak që quhet  Artur Meçollari. Ish- kryeministri që nënshkroi në mënyrë jo transparente një pakt me Greqinë, që ja hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese, që injoroi ish- presidentin e Republikës dhe gjithë detyrimet ligjore që burojnë nga komunikimi mes dy institucioneve për këtë rast, dhe që u dëshpërua më shumë se grekët kur rinisën bisdimet, tani ka kaluar në emra të përveçëm dhe mendon se rreziku për marrëveshjen është ky ushtaraku që quhet Artur Meçollari.

Nuk dua ta përflas ushtarakun në fjalë, se as e njoh dhe në këto raste as të hyn në punë biografia e tij, qoftë e lavdishme kundër Berishës, qoftë luajale me të. Por reagimi i tërbuar i ish- kryeministrit që i ngeli në dorë marrëveshja për detin, edhe për emrin e tij, tregon se Sali Berisha ka makth nga një marrëveshje e re për detin, dhe jo nga ajo çfarë po ndodh realisht. Ai në fillim kërkoi të mbrohej marrëveshja e tij, pastaj të mos bëhej fare marrëveshje por t’i drejtoheshim Gjykatës së Arbitrazhit, dhe tani që presidenti Ilir Meta është detyruar të futet në spiralen e komunikimit me qeverinë, po përpiqet ta bllokojë atë, duke u marrë dhe me emra personash në grupin negociator, a thua se Berishës ja hodhën ekspertët kur shiti detin, dhe nuk ishte i qartë se çfarë po bënte.

Ulja e stekës së tij tek emra të përveçëm, marrja me libër shtëpie, siç e ka zakon, me një ushtarak të zakonshëm, që i ka rënë në pjesë të jetë ekspert i palës shqiptare, është argumenti i radhës që ai gjen kundër bisedimeve të reja me Greqinë për detin, dhe tregues i faktit që ai nuk ka një argument shtetari kundër saj, por një argument telendari. Më së paku, e gjitha ngjan me një makth ish- pushtetari, që mund të damkoset për atë që ka bërë.

Se sikur ta marrësh seriozisht për një moment, e ti thuash “nëse vërtet është ky ushtaraku problem, po e ndërrojmë”, ai thjesht do ndërrojë argumente.

Qëndrimi i vërtetë i tij, është që kufiri të zgjidhet me Gjykatë Arbitrazhi dhe jo mes dy palëve, por kjo nuk është më në dorë të tij. Për më tepër që nënshkrimi i marrëveshjes detare, është dhe në axhendën e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, siç u paralajmërua dhe nga zoti Junker në Tiranë.

Tani e vetmja gjë që duhet të presim nesër, pasnesër dhe ditët në vijim, është të dëgjojmë prej Berishës me libër shtëpie dhe për ekspertët e tjerë të Komisionit dhe natyrisht ndonjë gjest të presidentit Meta, për t’ia plotësuar dëshirën për ndonjërin prej tyre. Është fiks njeriu që nuk di ç’të bëjë me të shkuarën e tij dhe si ta ndalë një histori të re që e damkos.

Ulja e stekës së tij në biografi ekspertësh dhe vëmendja e madhe e tij ndaj çdo detaji që po shoqëron procesin e ngritjes së grupit negociator, është radiografia më e mirë e makthit që ai ka, nga çfarë po ndodh. Është sy e vesh ndaj gjithçkaje që po ndodh, ndaj çdo fjalie, deklarate, çdo emri eksperti dhe deri ndaj çdokujt që e ka kundërshtuar dikur. Është e ngjashme me makthin e dikujt që përgjon “sy e vesh” mos i zbulohet krimi që ka bërë. Makth që në të vërtet vjen  nga ajo çfarë ka ndodhur më 2009 dhe jo nga ajo që po ndodh më 2018.

Next Post
Fshtrat malorë të Elbasanit të bllokuar nga bora

Fshtrat malorë të Elbasanit të bllokuar nga bora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In