Veton Surroi në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se do të donte që ky të ishte përvjetori i fundit i Pavarësisë së Kosovës me flamurin aktual të shtetit. “Do të doja që ky të ishte përvjetori i fundit me këtë flamur, që Kosova ta ketë flamurin e saj autentik dhe të reflektojë identitetin e vet të plotë, t’i bashkojë të gjithë dhe që flamuri të jetë fryt i një tejkalimi të krizës politike”, ka thënë ai. Në vërejtjen se për flamur duhet të pyeten edhe pjesëtarët e etnive tjera, Surroi ka thënë se minoritetet nuk duhet të përcaktojnë vullnetin e shumicës. Ai ka shtuar se flamuri aktual nuk është i përshkruar në kushtetutën aktuale të Kosovës, por në të thuhet se Kosova duhet të ketë flamur dhe himn, referon Koha.