Partia Socialiste ka fituar mazhorancën në Këshillin Bashkiak të Kavajës. Shumica e qytetarëve të Kavajës kanë mbështetur Partinë Socialiste, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe numrin më të madh të anëtarëve në Këshillin Bashkiak.
Socialistët kanë mundur të sigurojnë 13 mandate në Këshillin Bashkiak të Kavajës, ndërsa koalicioni Berisha-Meta nuk ka siguruar dot më shumë se 9 vende.
Edhe në katër bashkitë e tjera të qarkut Tiranë, socialistët kanë fituar shumicën në Këshillat Bashkiak.