• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Surprizat e yjeve! Parashikimi i Horoskopit, astrologia: Shenja që duhet të lajë borxhet brenda dy ditëve

by Java News
13/11/2025 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. 

Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët do të vazhdojë deri në datën 19. Kjo do të thotë që pjesën e vonesave, anulimeve, përplasjeve t’i marrim shtruar dhe të mos e ngarkojmë veten. 

Por Venusi te Akrepat ndihmon në të njëjtën kohë për të hequr detyrimet ekonomike ose për të rregulluar këmbimet ekonomike. 

Për sa i përket shenjës që duhet të laj borxhet brenda dy ditëve, bëhet fjalë për Akrepin. Konsultohuni me ekspertë të fushës, këshillon Meri Gjini, në mënyrë që të jeni gati kur Mërkuri në të kundërt të vijë te ju, në fund të këtij muaji. 

Dashi
Do të merren me çështjet e familjes që kanë nisur që nga dje dhe do të vazhdojnë deri nesër. Në fundjavë do të kenë nevojë për t’u arratisur nga agjenda e të përditshmes. Kjo mund të jetë edhe në kuptim metaforik. 

Demi
Pjesa sociale-shoqërore do të jetë ambienti që do të zgjedhin për t’u larguar nga detyrimet e veta. Mërkuri në të kundërt, së bashku me Marsin në vendosje të rëndësishme, i bën Demat të duhet të shmangin vendime jetësore. Të paktën edhe sot shmangini. 

Binjakët
Ndihen të lodhur dhe të ngecur në kuadratin e vet. Sa më shumë t’i afrohemi fundjavës, do të mundohen të jenë më të qeshur dhe më të relaksuar nga ngarkesat e javës. 

Gaforrja
Nga dje kemi Jupiterin në të kundërt aty. Por është hyrje pozitive. Çfarë ka të bëjë me çështje zyrtare, ligjore, shkresa, shtëpie, çatie  është një 3-ditësh për t’u diskutuar se si rregullohen dhe si korrigjohen. Jupiteri është korrigjues për ata që nuk kanë ndërmarrë lëvizje dhe nuk i kanë bërë gjërat në kohën e duhur. 

Luani
Gjatë gjithë javës, humori i tyre ka qenë i mirë, ose kanë pasur vështirësi që kanë dashur t’i anashkalojnë. Duket sikur janë në proces diskutimesh për të marrë hapa të caktuar. Sot ka luhatje humori, pasi Mërkuri dhe Marsi ndodhen në një pozicion që bashkëvepron me Luanët. Pengohet pak evolucioni praktik i tyre. 

Virgjëresha
Do të merren me diskutime që kanë të bëjnë me paratë. Do të merren me gjëra të vogla për të rregulluar humorin e tyre. Lehtësimin do ta ndjeni që në orët e pasdites sot. Nuk është koha për firmosje apo udhëtime. 

Peshorja
Mërkuri nuk ndikon shumë te Peshorja. Konkretisht, fundjava u jep mundësinë të qartësohen ose të thonë “PO” një propozimi të rëndësishëm në lidhje me punën. 

Akrepi
Duhet të shfrytëzojnë këto dy ditë, sot dhe nesër, për të mbyllur detyrimet. Çështjet që kanë mbetur prej kohësh këmbime ekonomike, borxhe apo çështje ligjore këto dy ditë duhen menduar mirë ose duhet të konsultohen me ekspertë të fushës për të projektuar më qartë lëvizjet kur Mërkuri të kalojë në të kundërt te ata. 

Shigjetari
E kanë te vetja këtë Mërkur në të kundërt. Do të merren me çështje personale. Dikush do të merret me fizikun e tij, dikush me një familjar. Jep mundësinë për të korrigjuar çfarë duhet korrigjuar, për të qenë më të fortë që në fund të muajit të përballojnë periudhën e fortë të zhvillimit që i pret. 

Bricjapi
Mërkuri në të kundërt te Shigjetarët duket sikur është përmbyllës, për të pastruar pjesën sociale dhe shoqërore. Në fundjavë do të merren me familjen, shtëpinë ose pastrimin dhe arredimin. 

Ujori
Duhet të jenë të kujdesshëm për emrin e tyre, statusin, PR-in. Ka të bëjë me energjinë. Ta mbrojnë dhe ta korrigjojnë. Nëse duhet të korrigjohen, le ta bëjnë edhe sot. Nga e hëna lehtësohet agjenda dhe vëmendja kthehet për mirë nga ju. 

Peshqit
Duhet të merren me prioritetin e momentit, që janë çështjet e shëndetit që dalin në sipërfaqe. Fundjava jep mundësi shumë të mirë për t’u marrë me shtëpinë dhe me paraqitjen tuaj. 

 

Next Post
Mbledhja e qeverive Rama- Meloni, firmosen 16 marrëveshjet dhe memorandumet

Mbledhja e qeverive Rama- Meloni, firmosen 16 marrëveshjet dhe memorandumet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Në rrethinat e një grushti

February 9, 2026
Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

Prokuroria kërkon 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK: Vranë serbë, shqiptarë dhe romë që i konsideronin armiq

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In