• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Surprizat e reja të NASA-s/ SHBA, vëmendje ndaj misioneve hapësinore

by Java News
08/08/2020 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të premten, raketa gjigante Falcon 9 e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kepi Kanaveral i Floridës, me 57 satelitë në bord për instalimin e një sistemi interneti në hapësirë. Raketa mbante gjithashtu dy anije hapësinore për klientin e fluturimeve BlackSky.

Po gjatë javës që po mbyllet, dy astronautë të NASA-s u ulën me sukses në Tokë pas një udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Udhëtimi historik me njerëz në bordin e anijes komerciale të kompanisë SpaceX, i pari i këtij lloji, ka shtuar shpresat për të ardhmen.

Një verë plot zhvillime për kërkimet hapësinore kulmoi me zbritjen në Tokë të astronautëve Bob Behnken dhe Doug Hurley. Kjo ishte zbritja e parë në oqean e astronautëve amerikanë në 45 vjet.

Astronauti amerikan Bob Behnken tregoi mbi eksperiencën gjatë një konference shtypi.

“Ndërsa zbritëm përmes atmosferës, motorët punonin pothuajse papushim. Zhurma që bënin, dhe kam regjistruar disa momente, nuk tingëllon si zhurmë makine, por si një bishë”, tha zoti Behnken.

Në konferencën e shtypit foli edhe kolegu i tij në këtë mision, astronauti Doug Hurley.

“Futja në atmosferën e Tokës ishte shumë dinamike. Nga kapsula shihet vetëm një pamje e përgjithshme dhe është një mjedis që kërkon shumë punë. Flitet për flakët që pushtojnë anën e jashtme të kapsulës dhe padyshim edhe dritaret nuk u kursyen nga zjarri”, tha zoti Hurley.

Të dy udhëtuan në kapsulën “SpaceX Dragon” duke shënuar udhëtimin e parë në një mjet komercial të ndërtuar nga një kompani private në historinë 20 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Suksesi nënkuton një udhëtim së shpejti të një ekuipazhi me anijen SpaceX dhe ndoshta fluturime turistike vitin që vjen.

Ditë më parë, NASA nisi drejt planetit Mars mjetin hapësinor “Perseverance” për kërkime mbi mundësinë e gjurmëve të jetës. Shkencëtarja Bethany Ehlman jep sqarime për misionin.

“Do të jemi në gjendje, sikurse me mjetet e tjera robotike, të studiojmë shkëmbinjtë që kanë rëndësi dhe të marrim kampione me madhësi sa një copë shkumës”, thotë dr. Ehlman.

Profesori i Universitetit “Stony Brook”, Scott McLennan thotë se për të studiuar më mirë mostrat e mbledhura nga automjeti robotik, ato do të sillen në Tokë.

“Mostrat janë dhurata që vazhdojnë të na befasojnë sepse ato janë aty ndërsa aftësitë tona për matje do të evoluojnë. Me kalimin e kohës ato përmirësohen. Gjithmonë mund të kthehemi mbrapa dhe të shqyrtojmë këto mostra të sjella në Tokë”, thotë profesor McLennan.

Mostrat mund të kenë të dhëna nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në planetin e kuq. NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës do të bashkëpunojnë për sjelljen e tyre në Tokë rreth vitit 2031.

Next Post
Covid-19/ Moderatori shqiptar: E fitova betejën, nuk ishte aspak e lehtë

Covid-19/ Moderatori shqiptar: E fitova betejën, nuk ishte aspak e lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In