Pas mbylljes së televizionit “Agon Channel”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj do të nënshkruajnë kontratën për të vazhduar emisionin e tyre investigativ në televizionin “Klan”.
Emisioni i tyre pritet të ketë një emër të ri dhe do të nisë transmetimin muajin e ardhshëm, thotë revista “Anabel”. Pas largimit nga “Fiks Fare”, Saimir Kodra iu bashkua Francesko Beketit së bashku me aktorin Zenelaj, i cili sapo kishte lënë “Apartamentin 2XL”.
Transmetimi i emisionit edhe pse për një vit, pati sukses dhe pritet që po të njëjtin sukses të ketë edhe në edicionin e ardhshëm të tij.