Duket se surprizat për këtë Big Brother Vip kanë qenë të shumta, siç ishin ato me parashutë. Por nëna e Beatrix Ramosajt, Antigona Ramosaj ka zbuluar se cila do të ishte parashuta e dytë e cila do të vinte për këngëtaren dhe Donald Veshajn.
Sipas saj, kjo surprizë është ndaluar që të realizohet pas një urdhri nga Big Brother. Përmes një postimi në “InstaStory” ajo ka treguar mesazhin që lexonte: “Ju duam! Fansat nga Suedia, Donald dhe Beatrix”. Duke bërë të ditur që kjo ishte parashuta, e cila u ndalua nga produksioni.
Rikujtojmë që dy ditë më parë në shtëpinë e “BBV” kaloi një parashutë e cila kishte tre mesazhe brenda saj, dedikuar Donaldit, pikërisht në ditën kur Bora Zemani festonte ditëlindjen. Ky veprim nuk u prit mirë nga Beatrix, e cila e përjetoi shumë./m.j












