• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Surpriza në zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike? Nano paralajmëron atë çfarë mund të ndodhë

by
17/05/2021 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur Mustafa Nano i cilësoi mbledhjet Partisë Demokratike si të vdekura. Nano tha se, përjashto 7-8 veta, pjesa tjetër e demokratëve “nuk kanë zë dhe i binden një humbësi serial.

Nano po ashtu u shpreh se Basha është një nga politikanët më pak europianë pasi duhej të ishte larguar dhe të mos krijonte alibi për humbjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga intervista në MCN TV:

Nano, PD vendosi të shkoje në zgjedhje në 13 Qershor. Do të thotë ky një rikonfirmim i zotit Basha në krye të PD-së?

Nano: Absolutisht sepse nuk ekziston as koha e nevojshme për të bërë një garë serioze. Nuk ka kohë për kontakte dhe ide, e quaj garën të mbyllur pa filluar ende. Është për të ardhur keq. PD do ketë në krye Bashën, një humbës serial, një dështak. Mbledhjet e kryesisë ishin si të vdekura, nuk ka zëra kundër, përjashto 7-8 veta, të tjerët nuk ka zë dhe asnjë gjë për të thënë dhe i binden një humbësi serial.

Basha ka qenë ai që ka premtuar në PD modelin amerikan. Pse mendoni se nuk i është përmbajtur këtij premtimi?

Nano: Kam përshtypjen që Basha si shumë të tjerë ka frikë nga gara. Është një nga politikanët më pak europianë që njoh. Nuk ka dilema një politikan i rëndësishëm në një situatë të tillë, nuk ka nevojë për alibi, thjesht vendos dhe largohet. Me një pyetje ai bëri sallën të heshtë: Nëse ju mendoni se s’ka masakër elektorale unë largohem dhe të gjithë kanë heshtur.

Në PD zërat kundër janë të paktë, por nuk duket te ketë shumë mbështetje të hapur për zotin Basha. Duhet te presim surpriza nga zgjedhjet e 13 qershorit në Partinë Demokratike?

Nano: Nuk ka surpriza. Edhe Kadilli që ka dalë është e njëjta prerje, ai përpiqej ti çonte sinjale Berishës, PD ka nevojë për tu deberishizuar. Ai i përket një kohe të kaluar, misioni i tij ka mbaruar dhe është e kotë të flasësh për të. Po të jetë puna për berishianë, Basha është më i miri./ b.h

Next Post
VIDEO/ Tension në numurimin për Beratin, zgjatet edhe më tej agonia për rezultatin

VIDEO/ Tension në numurimin për Beratin, zgjatet edhe më tej agonia për rezultatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In