Ka përfunduar në rezultatin 1-1 në Kamëz sfida Kukësi-Egnatia, e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore. Një sfidë e çmendur ku gjithçka nisi me golin e Gjelbrim Taipit, ku kaloi Kukësin në avantazh me një supergol në minutën e 33′.
Më pas baraspesha erdhi në minutën e 78′ me Demir Imerin, i cili mjaft bukur shënoi me një goditje të menjëherëshme në zonë. Në minutën e 83′, Egnatia kërkonte përmbysjen e madhe ku Pedro Augusto ka humbur shansin e artë pas një dalje të gabuar të portierit Çollari dhe topi përfundoi jashtë.
Me këtë barazim Kukësi mban vendin e 3 në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Egnatia merr një pikësh me aromë “mbijetese” ku renditet në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.