• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Superiore/ Kukësi ndan pikët me Tiranën, Partizani mund Kastriotin

by Java News
17/04/2021 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partizani merr komandën e Superiores, të paktën për një ditë, falë fitores 3-1 me Kastriotin në “Air Albania”. Një sukses me përmbysje, por jo me pak vuajtje i të kuqve, që ndoshta nuk e kishim menduar që krutanët do të futeshin në fushë me një strategji sulmuese, aspak si inferiorë, edhe pse diferencat në cilësi janë të dukshme.

Me fat futbollistët e Kastriotin në minutën e katërt. Një top rokambolesk, pasi përplaset në këmbët e Belicës, shtyhet drejt portës nga Daci e për çudinë te të gjithëve përfundon brenda vijës fatale, 0-1.

Një gol i shpejtë dhe i papritur nga skuadra e Ndreut, që jo vetëm nuk u mbyll në gjysmëfushë e saj, por i befasoi të kuqtë, të cilëve iu deshën minuta të tëra për të fituar kthjelltësinë në manovrën sulmuese.

Në të 12-tën tjetër tentativë e miqve, këtë radhë me Patrik Bardhin, që përfundon në duart e Hoxhës. Partizani e ktheu baraspeshën në rezultat në minutën e 30-të me një finalizim të pabesueshëm të Esin Hakajt. Mbrojtësi shkodran lëviz bukur drejt zonës dhe pas një kombinimi të zgjuar mes Çinarit dhe Bardhit shkarkon të majtën, me topin që përfundoi atje ku nuk mund ta arrinte Hidi. Për anësorin e majtë ky ishte goli i parë me fanellën e Partizanit dhe i dyti në Superiore, pasi të parin e ka realizuar kur luante me Teutën.

Kastrioti futet në fushë me ambicie në pjesën e dytë. Në minutën e 59-të Henry Okebugëu vuri në provë Alban Hoxhën me një goditje nga distanca, paksa prirët me portën, ndërsa dy minuta më vonë Stenio Junior nuk i dha këndin e duhur topit me kokë pas krosimit të Bardhit, duke shpërdoruar një mundësi të mirë për Partizanin. Sërish Junior u gjend sërish një pozicion të volitshëm në të 64-tën, por goditja e tij e fortë përfundon jashtë.

Braziliani nuk mund të gabonte në të 75-tën, teksa nuhati një krosim nga e majta, duke sulmuar shtyllën e parë, për të shënuar një gol me shumë peshë për Partizanin, 2-1.

Të kuqtë mbyllën llogaritë me Kastriotin pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt me golin e Jasir Asanit, që e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë i shërbyer me thembër nga Çinari, që në ato momente kishte detyruar Hidin të dilte nga porta.

Sapo nisi koha shtesë, Ermir Rezi detyroi Alban Hoxhën të kryente një pritje të vështirë, ndërsa minutat e mbetura u administruan nga të kuqtë, që nuk e lejuan kundërshtarin të rihapte takimit. Përfundimisht 3-1 në “Air Albania”, rezultat që ngjit skuadrën e Ilir Dajës në krye me 50 pikë, një më shumë se Teuta, ndërsa Kastrioti mbetet i përfshirë në garën për mbijetesë.

Kukësi dhe Tirana kanë dhuruar sot një ndeshje spektakolare mes tyre, por në fund nuk ka pasur fitues në atë që është cilësuar si supersfida e kësaj jave.

Ndeshja ka prodhuar emocione të shumta në aksione spektakolare e gola po të tillë, sidomos ato të Kale dhe të Ibraimit në minutat e fundit, duke vulosur një 2-2 që në fakt më shumë u prish punë të dy skuadrave pasi i mban larg objektivit për të arritur të paktën zonën e Europës.

Next Post
FOTO/ Monarkia më e vjetër i jep lamtumirën Princit Philip me masa private

FOTO/ Monarkia më e vjetër i jep lamtumirën Princit Philip me masa private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In