Krimet e Rënda kanë lënë në burg 6 të arrestuarit për grabitjen e miliona eurove në Rinas.
Të arrestuarit janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Ragip Hajdini, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela.
Gjykata ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e prokurorisë për Krime të Rënda.
Ndërkohë Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik për ADN-në për Oltion Veselin.
Grabitja ndodhi më 9 prill dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes mbeti i vrarë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes.
g.kosovari