U mendua se në përfundim të 90 minutëshit do të kishte festë, por Kukësi i ka hequr mundësinë Skënderbeut të festonte sot titullin kampion në Superligë.
Skuadra e drejtuar nga Pacult ka arritur të fitojë minimalisht në Korçë, duke zhgënjyer mijëra tifozë që kishin mbushur stadiumin.
Goli që vulosi takimin u shënua në minutën e 78-t nga Sidrit Guri, me sulmuesin që dhuroi një tjetër ‘perlë’ nga repertori i tij.
Pas 31 javësh kampiont Skënderbeu renditet në vendin e parë, me 69-t pikë, 11-t më shumë se Kukësi kur kanë mbetur edhe 5 javë për t’u luajtur. (Panorama)