• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria mposht me rezultatin 3-1 Kazakistanin, një hap larg kreut të grupit

by Ardit Rada
15/11/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 ndeshje zyrtare kishte Shqipëria që nuk shënonte asnjë gol, por ndaj Kazakistanit në Air Albania kuqezinjtë realizuan plot tre herë për një fitore bindëse me shifrat 3-1 që i ngjiti në vendin e 2-të të grupit 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Një sukses i merituar në një ndeshje ku skuadra e Edy Rejas prodhoi shumë volum loje dhe ishte më lart se kundërshtari në çdo aspekt. Pas 3 ditësh kuqezinjtë do të diskutojnë vendin e parë në grup ndaj Bjellorusisë po në Air Albania në një tjetër ndeshje të cilën duhet ta fitojnë me çdo kusht, pasi aktualisht Bjellorusia që mposhti Lituaninë 2-0 kryeson grupin me 10 pikë.

3-5-2 me Uzunin titullar që luante si anësor i majtë por edhe me Hysajn, Memushajn e Cikalleshin të rikthyer në formacionin titullar. Goli i parë i Shqipërisë erdhi në minutën e 16-të dhe u “gatua” nga dy futbollistët më ekspertë që ishin në fushë. Krosim perfekt i Memushajt dhe Cikalleshi bëri një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin kazak.

Nuk kaluan shumë minuta dhe kuqezinjtë gjetën edhe golin e dytë me mbrojtësin Ardjan Ismajli që në minutën e 23-të përfitoi nga një top i mbetur në zonë, dhe realizoi golin e tij të parë me fanellën e kombëtares. Por festa e avantazhit të dyfishtë nuk zgjati aspak sepse me nisjen e topit Abiken përfitoi nga dalja e Berishës dhe një goditje direkte nga mesi i fushës realizoi një gol spektakolar.

Shqipëria iu afrua golit të 3-të në dy raste me Myrto Uzunin që shpërdoroi shumë para porte. Gjithsesi kuqezinjtë e gjetën golin e 3-të dhe atë të sigurisë në minutën e 61-të me një penallti të fituar nga Abrashi dhe të kthyer në gol nga Rey Manaj. Më pas Shqipëria menaxhoi shumë mirë avantazhin duke marrë një fitore me shumë vlera, ndërsa Reja u dha mundësi për të luajtur edhe disa lojtarëve të rinj si Doka apo Selahi.

Next Post
Treni i shkakton vdekjen adoleshentit shqiptar në Zvicër

Treni i shkakton vdekjen adoleshentit shqiptar në Zvicër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In